Beqir SINA New York

“Mesazhi nga të gjithë udhëheqësit fetarë të ishullit që ofruan lutjet ishte i qartë dhe konsistent – “Vdekjet mizore mund të zvogëlohen nga gjithë ne, kur bëhemi së bashku të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët “

STATEN ISLAND, NY – Ditën e hënë – ne xhaminë shqiptare në ishullin Staten Island – Nju Jork, u mbajtë një Lutje Ndërfetare në solidaritet me popullin e Parisit-Francë, Bejrutin, dhe Burman dhe të gjitha viktimat e terrorit në mbarë botën.

Kjo, lutje u mbajtë, simbas një njoftimi në faqen e interrnetit të AAIC, me sponsorizimin e Këshillit Ndërfetar “Mayor’s Clergy Advisory Council”, në Staten Island dhe “Interfaith Clergy Leadership” si dhe Qendra Kulturore Islamike Shqiptare – Albanian Islamic Cultural Centernga”.

Gazeta më e madhe ishullore Staten Island Advance shkruan sot se :”Udhëheqësit fetarë të të gjitha besimeve, u bashkuan me faljen ndërfetare në xhaminë shqiptare në ishullin Staten Islander, të hënën në mbrëmje në Tompkinsville për një lutje ndërfetare në solidaritet me popullin e Parisit, Bejrutit, dhe në pjesë të tjera të botës viktimizuar në sulmet terroriste”.

Ky aktivitet u organizua në vazhdën e përkujtimeve për viktimat e Parisit, që lënë të paktën 129 të vdekur në kryeqytetin francez më 13 nëntor, dhe një tjetër akt terrorist ku mbetën të vrarë 43 persona në shpërthimet vetëvrasëse në Bejrut, Liban, më 12 nëntor.

Gazeta shtonë se : “Mesazhi nga të gjithë udhëheqësit fetarë të ishullit që ofruan lutjet ishte i qartë dhe konsistent”.

“Terrorizmi nuk ka besim, nuk ka përkatësisë etnike,” tha Dr Zurkani Vardar, president i Qendrës Shqiptare Kulturore Islame në Tompkinsville, në dënimin e fort të tij ndaj sulmeve të Parisit. “Ne ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin e popullit të Francës” tha ai..

Dr Ram Nair i Tempullit Hindu të Staten Island, në “thirrjen e tij, për namaz,” komentoi: se “Çdo njeri ka ardh koha të ngrihet në këmbë dhe kundër këtyre akteve monstruoze, pavarësisht se kujt besimi fetar ai i përket.”

Në një predikim simbas riti fetar të krishter “Lutje për të mbijetuarit,” Peshkopi Victor Brown, pastor i lartë i Kishës së krishtere, më të madhe në ishull “Kisha e Bashkuara Mt. Sinai”, në New Brighton, u lut se sulmet më të fundit terroriste do “të na ndihmojë të bëhemi së bashku, të gjithë ne, si një fije në strukturën e njerëzimit”, duke shtuar:

“E gjithë kjo është e nevojshme për luftuar forcat e së keqes në këtë botë dhe është të ndihmojmë njerëzit e mirë të mos bëjnë keq në këtë botë .”

‘Vdekjet mizore mund të zvogëlohen nga gjithë ne’

Rabai Michael Howald, udhëheqës shpirtëror i Kongregacionit të Tempullit të Reformës së Izraelit shprehu shqetësimin se vrasjet e të pafajshme po bëhen diçka e ditës dhe dënoi sulmet vrasëse në Paris dhe në Bejrut të Libanit.

“Këto vdekje na godasin të gjithëve”, tha ai dhe u lut “për fitoren e drejtësisë, të tolerancës dhe të dashurisë”.

Prokurori i sapozgjedhur i Staten Island, Michael McMahon, që mori gjithashtu pjesë në këtë lutje, tha se ajo që po ndodhte ay ishte pikërisht atë që terroristët nuk duan të na shohin duke bërë.

“Ata nuk durojnë dot kur të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët mblidhen së bashku – ata duan që ne ta luftojmë njëri-tjetrin, ta urrejmë njëri-tjetrin”.

Pas shërbesave të lutjeve sipas feve të ndryshme, disa oficerë të policisë treguan për komunitetin e ishullit, se çfarë masash janë marrë që banorët dhe institucionet fetare në Staten Island e më gjerë në New York, të vazhdojnë jetën të sigurt, pa iu druar sulmeve terroriste si ato të Parisit.

By admini