ronald-jacoviq-diellza-rama-mensur-cekaKlubi i karatesë “Ulqini” të shtunën, më 07.11.2015, në Tivar, mori pjesë në Turneun VII Ndërkombëtar të Karatesë “Trofeu i Tivarit 2015”, të cilin e organizoi klubi i karatesë “Tivari” nga Tivari.

– Në turneun “Trofeu i Tivarit 2015”, të mbajtur më 07.11.2015, klubi i karatesë “Ulqini” arriti të renditet në vend të katërt në renditjen e përgjithshme në mesin e 42 klubeve dhe tri përfaqësueseve pjesëmarrëse. Në këtë turne morën pjesë mbi 800 garues nga mbarë rajoni. Garuesit e KK “Ulqini” fituan 29 medalje: 3 medalje të arta, 9 të argjendta dhe 17 të bronzta në disiplinat individuale dhe ato ekipore.

Nga Klubi i karatesë “Ulqini” në turneun “Trofeu i Tivarit 2015” në një konkurrencë mjaft të fortë në luftëra individuale kampionë u shpallën Ronald Jacoviq -52kg , Diellëza Rama +54kg dhe Mensur Ceka -57kg. Përveç medaljes të artë këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.

Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen edhe garuesit e tjerë: Aleks Simonoviq, Vuk Ojdaniq, Mirhad Haxhicani, Andrej Ojdaniq, Adis Demiri, Simon Simonoviq, Riad Tafiq, Yllëza Rama, Arian Bejta, Aldin Buliq, Edin Gjokoviq, Vesko Ojdaniq, Albert Rudoviq, Allmir Rexha, Shehid Bisha, Adnan Kuqi, Marko Daboviq, Resul Ceka, Eliza Salihi, Elvir Islami dhe Erjon Hasani.

ronald-jacoviq-diellza-rama-mensur-ceka

-Kjo garë ishte një test i mirë për garuesit tanë para Kampionatit të 16-të Mbarëkombëtar, i cili do të mbahet në Tiranë për nder të Ditës së Flamurit, si dhe për Kampionatin e Malit të Zi për Kadetë, Juniorë dhe Seniorë të rinj. Është ky një vazhdim i sukseseve tona, por ne nuk do të ndalemi këtu, pasi që na presin dhe shumë sfida të tjera, prej të cilave me siguri do të dalim fitimtarë, – shprehet kryetrajneri i klubit Kujtim Sukaliqi.

Ai po ashtu është shumë i kënaqur edhe me rezultatet e arritura të garuesve në “Trofeu i Tivarit 2015”, pasi që këto rezultate janë të vazhdueshme dhe kurrë nuk mungojnë, por përkundrazi dita-ditës janë edhe më të mëdha, duke e mbajtur me krenari dhe dinjitet emrin e qytetit, të cilin e përfaqësojnë dhe e mbajnë tash katër dekada. Ai falënderon trajnerët dhe udhëheqësinë e klubit për angazhimin e tyre dhe punën e palodhshme duke mos kursyer asgjë për klubin dhe garuesit e KK “Ulqini”. Falënderim i veçantë i takon edhe sponsorëve që mundësuan pjesëmarrjen në këtë garë:
ndërmarrja “Elita Grup” në krye me Enver Demirin, “Elipsoid” me pronar Daut Bejtën, restaurant “Alfa”, Pizzeria “Papillon”, si dhe prindërit e garuesve.

SHËRBIMI INFORMATIV I KK “ULQINI”

By admini