stadiumi-bar-artificialInfrastruktura sportive e të gjitha sporteve është predispozitë e domosdoshme që në të ardhmen të kemi sportistë të nivelit të lartë por që duhet thënë se nuk është faktori i vetëm. Njëjtë është edhe me futbollin.

Në këtë drejtim në të gjitha qytetet e Malit të Zi është punuar dhe tashmë ato kanë një infrastrukturë solide për punë dhe stervitje të ekipeve të para të tyre por edhe atyre zinxhir.

Në një postim të faqes Liga e dytë e Malit të Zi, nën emblemen e Federatës së futbollit, tregohet edhe për investimin e fundit që është bërë në qytetin e Mojkovcit. Kështu në këtë qytet prej tani është në funksion edhe stadiumi i futbollit me bar artificial pamja e të cilit duket mjaft mbreslënëse. E njëjta faqe në fund shton se ”tani do të ishte e udhës që edhe Ulqini të të fitojë barin artificial dhe të gjithë qytetet të kenë terene ndihmëse”.

Qyteti i Ulqinit është i vetmi qytet tani në Mal të Zi që nuk ka një stadium të tillë.

Të shpresojmë që shumë shpejt edhe të rinjtë tanë do ti gëzohen një stadiumi të tillë që do të ndihmonte shumë në ngritjen e cilësisë dhe të dhënave sportive të futbollistëve tanë.
stadiumi-bar-artificial

By admini

One thought on “Edhe Mojkovci bëhet me stadium me bar artificial – Ulqini i vetmi qytet në Mal të Zi pa atë (foto)”
  1. Po, po. Prit gomarë se po del barë. Ku asht Fat… Gjeka? N’Ulqin apo me zemer në Cetinë (Cetinje). Ku janë të tjerët? T’ mjerët shqiptarë per perfaqsuesit e tyne.

Comments are closed.