kriovkapiq-me-perfaqesues-te-partive-shqiptarePara disa ditëve kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe njëheri kryetar i Parlamentit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq me përfaqësues të tjerë të subjektit të tij ka pasur një takim më disa përfaqësues të parive shqiptare.

Në këtë takim nga partitë shqiptare ishin Gjergj Camaj dhe Nik Gjeloshaj nga Alternativa shqiptare, Fatmir Gjeka nga Partia Demokratike, Smil Çunmulaj dhe Vasel Sinishtaj nga Iniciativa qytetare dhe fadil Kajoshaj nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

”Në takim u diskutua për Propozimet për ndryshimet në Ligjin për vetëqeverisje Lokale, organizimin territorial, kryeqytetin dhe financimin e pushtetit lokal, miratimi i së cilës në në seancën e tetorit do të krijoheshin kushte për formimin e Komunës së Malësisë – Tuzit”, thuhet në një deklaratë nga ky takim, përcjellin mediat malazeze.

Krivokapiqi deklaroi se PSD i jep përkrahje të plotë përaqësuesve të partive shqiptare në angazhimet e tyre për arritjen e të drejtave kushtetuese në vetqeversijen lokale.

By admini

One thought on “Krivokapiq takon përfaqësues të partive shqiptare (foto)”
  1. He tash kta njerez te pa karakter shkojne te ky fare shkavelli per me i shpetue partine dhe karrigen etij e kurgja nuk marrin mrapa

Comments are closed.