Kërkesa nëpërmjet mediave për konsenzus për planin e sanimit pa kyçjen paraprake të drejtpërdrejtë të partnerit të koalicionit në procesin e përgaditjes dhe sjelljes së vendimit është pjesë e lojës politike të Fatmir Gejkës me të cilën mundohet që përgjegjësinë për gabimet e mundshme të ia kalojë Forcës, kështu thuhet në një reagim nga Forca e Re Demokratike, shkruan DAN.
Në këtë reagim thuhet se ”kryetari i komunës Fatmir Gjeka, nëpërmjet mediave u dërgoi thirrje partnerëve të koalicionit për konsenzus, në lidhje me Planin e sanimit të Komunës së Ulqinit në kreditimin me vlerë prej 5.5 milion euro”.
”Me këtë ai vazhdon qëndrimin e tij arbitrar ndaj marrëveshjes dhe partnerëve të koalicionit, sidomos ndaj Forcës, e cila ishte faktori kryesor që i mundësoi ardhjen në postin e kryetarit të komunës së Ulqinit. KJo nl fakt paraqet vazhdimin e sjelljes së papërgjegjshme të Gjekës ndaj Forcës, njëjtë siç ka qenë rasti i sjelljes së papërgjegjshme ndaj problemit të ashensorit në Kala. Si partneri kryesor i koalicionit, tani edhe ne nëpërmjet mediave pyesim Gjekën se për çka bëhet fjalë”, thuhet në reagimin e Forcës.