sait-zejnelagaShkruan: Ismet Karamanaga
Sait Zejnelaga është marangoz, mjeshtër me nam, një njeri i cili edhe pse në moshën 85-vjeçare punon në punishten e tij në Mahallën e Re. Është mjeshtër i cili si një artist e modelon drurin, “dërrasën”, duke i dhënë formën e duhur. Më i njohuri në qytetin e Ulqinit, më mirë të them më aktivi, sepse ende punon.

Përpos punës në punishten e tij, ai për çdo ditë shkon edhe në ullishtë. Punon ngapak, ndreq muret, por edhe ecën dhe shijon ajrin e pastër. “Pas pluhurit e dërrasave në punishte, kam nevojë trupore dhe shpirtërore për ndërrimin e ajrit dhe ambientit”, thotë Saiti.

Ai është një njeri modest, i qetë, i butë siç thotë populli, një njeri i cili kurrë nuk e ka ngritur zërin. Saiti ka punuar gjithmonë me një kujdes të veçantë, aq sa te populli i Ulqinit ka mbetur shprehja “seitçe”. Ka punuar ngadalë duke e bërë punën e tij gjithmonë pa _ alë. Sot kur dëgjohet _ ala “seitçe” kuptohet se ëshë diçka e bërë me perfeksionizëm. Kështu thonë të gjithë ata me të cilët ai ka punuar një kohë të gjatë në hotelerinë e dikurshme të Ulqinit, ku ka lënë gjurmë të pashlyera, si mjeshtër me nam.

Saiti ka punuar shumë edhe si marangoz privat dhe gjithmonë ka pasur punë. Për punën e tij askush nuk ka mundur të ketë vërejtje, por ka mbetur shprehja “seitçe” si sinonim i një pune perfekte. Saiti ka “folur” me drurin, më saktë me dërrasat dhe sendet e lëndën të cilën e ka punuar.

Saiti ka lindur në Kala, ku ka jetuar deri në kohën e tërmetit katastrofal të vitit 1968.
“Ne që kemi lindur pranë shkumbës së detit, kemi pasur lidhje të posaçme”, tregon Saiti duke kujtuar jetën në Kala. Pavarësisht se ka kaluar një kohë e gjatë, ai kujton çdo sekuencë të jetës në Kala. Për Kalanë dhe kalalinjtë _ et me nostalgji, duke kujtuar fëmijërinë dhe jetën në Kala. Me një pietet të veçantë _ et dhe i kujtohen shokët dhe miqtë që sot nuk jetojnë më.

Shumë prej tyre i kam njohur edhe unë. Si fëmijë kam luajtur më së tepërmi pranë shtëpisë së Saitit, sepse kemi qenë kojshi. Më kujtohen barkat nga druri të cilat m’i ka “gadit” Saiti. “Ka pasur dashuri shumë më tepër se sot. Kemi shkuar dhe kemi ardhur te njëri-tjetri shpesh”, thotë Saiti, duke kujtuar dhe folur për kohën në Kala.

Kalalinjtë kurrë nuk e kanë braktisur Kalanë. Të jetosh në Kala dhe ta quash veten kalali ka qenë gjithmonë privilegj dhe të gjithë ne kemi qenë dhe e kemi ndjerë veten krenarë. Saiti, edhe sot pas një kohe të gjatë, kujton me krenari jetën dhe “adetet” që kanë kanë sunduar në Kalanë e Ulqinit.
“Të gjithë kalalinjtë kanë jetuar dhe e kanë ndjerë veten si një familije e madhe”, shprehet ai.

A mund të themi ne se ende sot është jeta e tillë te ne në Kala? Në këtë kohë “moderne”, vërtet nuk e di. Por, di të them se ne kurrë nuk do ta lëshojmë Kalanë tonë, pavarësisht nga rrethanat dhe kushtet e jetës.  /Koha javore/

By admini