Unioni Demokratik i Shqiptaërve në Mal të Zi dënon sulmin e mbrëmshëm me gurë të Ambasadës shqiptare në Podgoricë nga ana e protestuesve opozicionar të Frontit Demokratik gjatë protestës së tyre. Edhe pse, siç thuhet në deklaratën e tyre, nuk jemi të kënaqur me statusin e shqiptarëve në Mal të Zi (ligji zgjedhor, komuna e Tuzit, Të mirat detare, privatizimet etj) por jemi kategorikisht kundër kthimit të viteve të 90-ta.
”Ne jemi të vetëdishëm se dikujt i pengon shumë ekzistenca e Ambasadës shqiptare në Podgoricë dhe atu nuk ka asgjë të dyshimtë, por na brengos ajo që dikush në mënyrë të vazhdueshme për çdo gjë dëshiron të fajësojë shqiptaret”, thuhet ndër të tjera në kumtesen për opinon të këtij subjekti politik.
Gjuajta me gurë e ambasadës nuk çon ka Evropa e aq më shumë zgjidh problemet social-ekonomike të qytetareve të Malit të Zi.
Sulmin e mbrëmshëm e ka dënuar edhe Ministria e jashtme e qeverisë shqiptare dhe Qeveria e Malit të Zi,