millo-gjukanoviqKryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka justifikuar votimin për propozimin që Kosova të anëtarësohet në UNESCO, duke thënë se nuk ka vend për llogaritje aty.

Sipas tij, Podgorica përcjell politikë të qëndrueshme dhe se nuk ka vend për manovrime.

Gjukanoviq tha se Mali i Zi e ka njohur Kosovën në vitin 2008 dhe se ka ndonjë keqkuptim mes Malit të Zi dhe Serbisë, sepse serbët nuk mund të ndikojnë në politikën malazeze, transmeton Koha.net.

Ai ka ripotencuar se vota e Malit të Zi për Kosovën në UNESCO, nuk ka asnjë llogaritje.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka kërcënuar Malin e Zi dhe Maqedoninë për votat që i kanë dhënë pro anëtarësimi të Kosovës në UNESCO, se do t’u hakmerret në skenën ndërkombëtare, në rastin e parë të mundshëm.

By admini