Altin-avdyli-vritet-detroitNjë ngjarje rrëqethëse e cila është regjistruar nga kamerat e sigurisë ka ndodhur të premten mbrëma në Detroit. Viktimë e grabitjes ka qenë i riu kosovar, Altin Avdyli nga Prishtina.

31 vjeçari, Altin Avdyli është sulmuar dhe është vrarë në parkingun Kelly Road, në afërsi të restorantin të tij, Royal Grill. Pasi që sulmuesi e ka plaçkitur dhe vrarë të riun Avdylin, ai është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e viktimës duke ecur mbi trupin e pajetë.

Policia është vënë në kërkim të veturës së Altin Avdylit, me të cilën është larguar vrasësi pasi që kreu këtë vrasje makabre.

Ndërkohë, institucionet kosovare vazhdojnë të heshtin për këtë rast tragjik ku humbi jetën i riu 31 vjeçar nga Kosova.

Më poshtë mund ta shihni videon e cila ka regjistruar çdo sekondë të skenës së krimit.
http://www.clickondetroit.com/news/man-shot-killed-outside-harper-woods-restaurant/23371270

Policia 25.000 dollar shpërblim për çdo informacion mbi vrasjen e shqiptarit
HARPER WOODS, MI:  -.Policia e qytezës Harper Woods ka bërë të ditur se ka vënë një shpërblim për vrasjen e një pronari shqiptar të restorantit “Royal Grill” në rrugën “Kelly Rd”, i cili një vit më parë u qëllua më armë dhe u vra në rrugicën mbrapa restorantit.

Policia ende nuk e ka zbuluar dot vrasësin dhe po kërkon automjetin që autori e vodhi pasi kreu vrasjen.

Viktima, është një shqiptar nga Kosova  Altin Avdyli nga qyteti Roseville, Michigan

Gazeta më e madhe e Detroitit Detroit News shkruan sot se “Ai iku nga Kosova e shkatërruar nga lufta për të ndjekur ëndrrën amerikane, por u vra në qytetin Harper Woods të Detroitit – Michigan një vit më parë” .

Altin Avdyli thotë shtypi amerikan u vra një vitë më parë në rrethana të mistershme!.

Duke sqaruar se ngjarja ndodhi shumë pak pasi ai mbylli restorantin e tij – atë natë dhe bëhej gati të nisej për në shtëpi, kur befas sipas kamerave të rrugës në “pritë” i ka dalë një person me armë në dorë, duke qëlluar mbi të dhe lënë të vdekur”

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë, dhe ka ndodhur të premten më 6 dhjetor 2013 në qytetin Harper Woods në Detroit – Miçigan.

Viktimë e grabitjes ka qenë i riu kosovar, Altin Avdyli nga Prishtina dhe emigruar në SHBA.

31 vjeçari, Altin Avdyli është sulmuar dhe është vrarë në parkingun e rrugës Kelly Road, në afërsi të restorantit të tij, Royal Grill.Simbas kamerave të rrugës :”Pasi që sulmuesi e ka plaçkitur dhe vrarë të riun Avdylin, ai është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e viktimës, duke ecur mbi trupin e pajetë”.

Tani një vit pas kësaj ngjarje – avokati dhe anëtarët të familjes së tij – kan dalë në një konferencë shtypi në Detroit – dhe kan bërë thirrje për drejtësi –

Ku sipas tyre askush deri tani nuk është përgjegjës para drejtësisë, për vrasjen e natës së 6 dhjetorit 2013, dhe ajo që është me keq – tha avokati i familjes së viktimës :” Vrarësi sipas tyre është ende i lirë – ndërsa familja e tij është duke kërkuar vetëm drejtësi”.

“Ka një vrasës, i cili lëviz lirisht në rrugët tona sot,” tha John Gocci, një mik i familjes Abdyli dhe shtoi se ” ndërsa, Altini ka vdekur familja e tij është në vuajtje shpirtërore duke bërë thirrje për drejtësi kapjen e autorit. ”

Sot në Harper Woods, është një-vjetori i vdekjes së tij, shkruan Detriot News ndërsa familjarët dhe miqtë e Avdylit kan paraljmëruar një ceremoni familjare, për të qëndruar në heshtje para vendit, ku ai u vra një vit më parë dhe ndezur qirinjë dhe vendosur tufa me lule – para fotografisë, së tij.

“Ne e dimë se dikush nga ai vend – ku ndoshi vrasja di diçka dhe ka disa informata”, tha Gocci, por  “Ne i kërkojmë drejtësisë, për të vënë veten në rolin e kësaj familje, të cilës i mungon njeriu i tyre.”

Dje në 1-vjetorin e vrasjes së Abdylit në vend ngjarje erdhën edhe një grup nga komunitet e lagjes ku ai jetoj e punojë të kujton atë natën ku ka humbur jetën miku i tyre, një punëtor dhe familjar i mirë, shkruan Detroit News.

Avdyli, i cili u shpërngul në Miçigan nga Kosova në 2011, ai kishte vënë të gjitha fitimet e tij – paratë e tij në biznesin – një restorant me emrin Royal Grille në qytetin Harper Woods.

Miqtë e tij thonë se ai sapo kishte lënë punën dhe ishte duke shkuar për në shtëpi 6 dhjetor, 2013 kur ndodhi vrasja.

“Ai e mbylli restorantin në mënyrën që ai gjithmonë e kishte bërë atë veprim për çdo natë, dhe sapo po drejtohej në makinën e tij – në pritë i ka dalë një person që ishte fshehur në errësirë”, tha Gocci.

Mendojmë, se :”Nuk  ka më shumë se një person i përfshirë në këtë vrasje të mistershme,” tha njeri prej hetuesve të kësaj çështje,Det. Ted Stager nga Departamenti i Policisë së qytetit Harper Woods. “Dhe ne gjithashtu e dimë se ka njerëz të shumtë të cilët e dinë kush është përgjegjës për këtë incident.”

Policia në një vjetorin e vdekjes ka bërë dje publikë, një njoftim në të gjithë qytetin duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacionqë jepet  rreth vrasjes së Altin Avdylit nga Kosova.

Ndërsa policia në një lajmërim u lutet të gjithë qytetarëve që të lajmërojnë, nëse shohin automjetin e vjedhur. Por, policia paralajmëron që qytetarët të mos ndërmarrin veprime personale nëse e dallojnë automjetin ose e njohin vrarësin ; mjafton të njoftojnë policinë.

Autori i vrasjes dhe vjedhjes mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm”, shkruhet në njoftim.

Departamenti “Stoppers Crime” prej sot lajmëron se është duke ofruar një shpërblim 25.000 dollar për këdo që do të jap ndonjë informacion i cili çon në arrestimin e vrarësit. Me një shtesë 1000 dollar në qoftë se ky informacion vjen para mesnatës, 5 dhjetor.

Numrin e telefonit për të thirrur është 1-800-SPEAK-UP. Çdo informacion lidhur me vrasjen ruhet sekret ashtu si dhe emri e personit që jep informacionin thotë policia.

Dteroit News shkruan se Familja Avdyli tha se ata do të mbajë një përkujtimore sot me 6 dhjetor, në një-vjetorin e vdekjes së tij, rreth orës 4 të mbas dites në oborrin e restorantit Royal Grille në Kelly Street, aty në vendin ku ndodhi vrasja../B.S/

By admini