Deponia-mozhuraUshtruesi i detyrës se deponisë “Mozhura”, themelus së cilës janë komunat e Tivarit dhe Ulqinit, Dragan Simoviq ka deklaruar se kjo deponi për vitin 2013 ka pranuar 63000 tonë mbeturina nga Tivari, Ulqini, Budva, Tivati, Kotori dhe Berana duke arrritur të kenë profit prej 660.000euro.

Ai poashtu ka shtuar se rroga mesatare në ndërmarrje është 464 euro.

“Ne kemi nevojë për të zgjidhur çështjen nëse Mozhura do të jetë ndërmarrje ndërkomunale apo rajonale, si edhe shpërndarjen e fitimit për vitin 2014, pasi ai do të jetë mbi një milion euro. Kredia për deponi është marrë nga Qeveria, që është garantuesi, ai tashmë ka mbërritur dhe një ratë është paguar,  dhe duhet të definohet së ku do të transferohet, në “Mozhura”apo në komunat Tivar dhe Ulqin si themeluese”, tha Simoviq shkruan Vijesti.

Në komunë e Ulqinit problemi i afarizmitë të ndërmarrjeve publike është problematik ku ka shumë ndërmarrje që nuk mund të shlyejnë as edhe rrogat për punëtoret e vet.

By admini