LIDHJA DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI
DEMOKRATISCHER BUND IN MONTENEGRO
Ulqin, 3 tetor 2015
Deutsche Botschaft Podgorica
Ambasada e Gjermanisë në Podgoricë
Die Botschafterin Gudrun Elisabeth Steinacker
P o d g o r i c ë
E nderuara Shkelqësia Juaj Ambasadore Gudrun Elisabeth Steinacker,
Sot më 3 tetor 2015 Gjermania shënon 25-vjetorin kur edhe zyrtarisht u bashkua. Urime dhe Gëzuar! Pa dyshim kjo është një datë e paharrueshme të cilës i parapriu DITA E MADHE, jo vetëm për gjermanët dhe Gjermaninë, por edhe për mbarë Evropën e Botën liridashëse e demokratike – RËNIA E MURIT TË BERLINIT, simbolit të ndarjes së Gjermanisë dhe të ndarjes së tërë botës në dy blloqe, e që ishte praktikisht edhe fundi i Republikës Demokratike të Gjermanisë (9 nëntorit 1989).
Ribashkimi Gjermanisë dëshmoi qartë se demokracia dhe sundimi i ligjit janë garantuesit e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit dhe se rrjedhat e bashkimit kombëtar janë të natyrshme dhe të pandalshme. Shoqëritë demokratike ku sundon ligji e mbretëron paqja janë dhe duhet të jenë pikësynim i rrugëtimit të shoqërisë njerëzore edhe sot kur në botë po përjetojmë një mori krizash dhe konfliktesh ekonomike e luftarake dhe valëve të pafund të dyndjeve të lumejve të njerëzve që po ikin nga tragjeditë që po i shkaktojnë luftat në vendet e tyre. Pasojat janë të mëdha e të paparashikueshme. Në këto situata sa të komplikuara e të vështira, por edhe të rënda e vendimmarrëse, Gjermania po dallohet për të mirë, në strehimin e të ikurve nga vatrat e luftrave. Përgëzime e falënderime udhëheqjes dhe popullatës që po ndihmon.
Shqiptarët në trojet e veta styrgjyshore, sot në Malin e Zi, po edhe kudo që janë, në shtetin amë, në trojet apo në diasporë, këtë e ndiejnë më së miri, sepse shpërndarjen, ndarjen, ndjekjet dhe përndjekjet në format më të ndryshme i përjetuam me dekada e që po i përjetojmë edhe sot, edhe kur po mundohemi në vazhdimësi që me mjete demokratike paqësore të arrijmë lirinë e mirëqenien, paqën e mirëkuptimin në shoqëri ku jetojmë e veprojmë.
Edhe njëherë urime 25 vjetorin kur edhe zyrtarisht Gjermania u bashkua në NJË.
Me respekt.
MEHMET BARDHI, kryetar i LD në MZ
E-mail: mbardhi@hotmail.com