Ali-GjecbritajALI GJEÇBRITAJ

Tri poezi nga përmbledhja në dorëshkrim “KALENDARI”
KALENDAR

Sa i vështirë qenka rikthimi në kohë
E pa mundshme është të kthehet koha pas
E motët të ngadalësojnë rrjedhën
Sa mirë është të kujtosh se dikur atje ka pasë jetë
E ku ka patur jetë prapë do të ketë
Në jetë gjithëmonë na mban një shpresë
Thonë sa kanë jetuar me kafshatë të numruara
Në sofër kanë mbledhur çdo dramcë buke
Rikthimi në kujtesë nuk na merr kohë
Rrikthimi në kohë të ringjallë kujtesë
Unë sot u riktheva në vegjëlinë time
Kur luaja me guraleca e lojë hënash
Kur pleqtë i numronim me kësulë e lojra filxhanash
Kur këngët i këndonim me tinguj rastësie
Nuk e harroj të kaluarën ate e kujtoj
Nuk dua të bëj gabime qe të përdhos të ardhmën time
Nuk dua që harresa të bie mbi çatitë e kullave tona
Nuk dua që në muret e shtëpive të mbretërojë heshtja
Dua që guralecat e fëmijëve të thyejn tjegullat në çatitë
Dua që shpatullave të mureve tu kthehet fuqia
E gelqerja e shuar t’i stolisë më bardhësi
Mbes me shpresë dhe them me shpirt e zemer
Jemi këtu se ishim
JETA VAZHDON RRUGËTIMIN E VET

Sa afër zemrës i kam e sa larg janë zogjtë e mi
Fati luan me ne e na provon sa të fortë jemi
E sa rezistencë kemi
Nëse atëbotë se kishim asgjë në dorë
E diçka mbanim në gjoks
Atëherë në plagë venim duhan të grirë
Për ta nadalur gjakun – çurrilat e tij
Ora ec para nesh e lere më koha
Atëbotë nënat tona lanin rrobat me finjë e smojë
Hirin e përvlonin me ujë të vluem dhe e kullonin
O Zot na ndihmo ta kthejmë kohën e humbur
Eedhe pse jeta vazhdon rrjedhën e vet aty ku mbet.
MOSHA

Atëbotë në sytë e sajë
Vura re një shikim të fshehur
Sot në at shikim për herë të parë
Verejta ate që atëherë se pashë
Valë e trazuar.
Atëbotë në ballin e sajë shihja vetën në pasqyrë
Sot për herë të parë pashë brigjet e lumit të shterrur
Ku iku uji qelibar nuk e di.
Atëbotë në flokun e saj rrezet reflektonin bardhësi
Sot për herë të parë verejta fjollat e para të borës.
Syri i shikimit të fshehur
Lumi me ujët qelibar
Aroma pranverore e flokut
I bartëm në shpatullat e moshës.
Valët e trazuara të jetës
Brigjet e lumit të tharë
Fjollat e para të borës
Janë gdhendur në moshën tonë.

By admini

3 thoughts on “GJEÇBRITAJ: “KALENDARI””
  1. Ali,i lexova tri poezite jo nje,dy,tre por disa here.U kenaqa.Me cuan ne femijeri,ne rini,atje nga u largova por ku dhe do te ktheje.Ty dhe familjes cdo te mire.Suksese.

  2. Bajram, te falenderoj per urimin. Shendet, begati dhe cdo te mire ne jete Ju dhe familjes u deshirojme.

  3. Shum bukur poezit – Suksese…Me pelqyen pa mas.
    Pershendetje ju dhe familjes juaj…

Comments are closed.