Komuna-UlqinPër 12 muaj, që nga fillimi i tetor të vitit të kaluar deri në të njëjtin muaj të këtij viti, shtatë komuna të Malit të Zi, duke përfshirë ndërmarrjet publike dhe institucionet kanë  reduktuar numrin e të punësuarve. Të gjithë të tjerët, pa llogaritur Zhablakun ku situata është e pandryshuar, kanë rritur  numrin e punëtorëve.

Numri total i të punësuarve në komuna në këtë periudhë është rritur për 474 veta, përkatësisht nga 11.304 në 11.778.

“Numri i punëtoreve me së shumti është rritur në Ulqn me 175 të punësuar, kurse Bijelo pole prin për nga numri i reduktimeve me 28 veta”, tregon një analizë mbi gjendjen e financave publike në nivel lokal në të cilën ka pasur qasje e përditshmja malazeze Pobjeda.

Në komunën e Ulqinit, duke përfshirë ndërmarrjet publike dhe institucionet numri i punëtorëve është rritur nga 401 në 576, në Berane nga 491 në 609, në Plevle nga 751 në 833, në Podgoricë nga 2621 në 2698 punëtorë. Në Budva, ku situata financiare është më e vështirë, numri i të punësuarve është rritur nga 1071 deri 1092.

By admini