politikanet-dhe-facebokuTashmë është bërë i zakonshëm përdorimi i internetit dhe shërbimeve që ofron ai, për qëllime politike.

Nga një vështrim i të dhënave që ofrojnë motorët e kërkimit në internet, faqet që pasqyrojnë trafikun dhe tendencat e përdoruesve dhe statistikave të rrjeteve sociale, rezulton se, përdorimi i internetit nga politikanët apo forcat politike ka pësuar një rritje progresive nga viti në vit, ose më saktë nga fushata në fushatë.

Politikanët shqiptarë në Shqipëri  dhe Kosovë rrjetet sociale i kanë elemente të fuqishëm komunikimi dhe prezantimeve personale. Edi Rama, Sali Berisha, Isa Mustafa apo edhe Hashim Thaci janë dëshmi e një përdorimi të fuqishëm të rrjeteve sociale për qëllime politike.

E kundërta e gjithë kësaj ndodh në Mal të Zi. Politikanët shqiptarë këtu nuk i japin rëndësi kërij elementi për promovim apo prezantim të aktiviteteve ditore që nuk do duhej të ishin të vogla.

Pas një kërkimi në rrjete sociale, konkretisht në Faceebok, rezulton se politikani me azhurn dhe që përdor më së shumti këtë mundësi është deputeti nga Malësia Nik Gjeloshaj. Deputeti Gjeloshaj ndan me miqtë dhe ndjekësit e tij pothujase të gjitha aktivitetet e tija si politikan. Në këtë element duhet përgëzuar deputetin Gjeloshaj.

Deputeti tjetër shqiptar Genci Nimanbegu në Facebook nuk është edhe aq aktiv. Duke ia hedhur një sy aktivitetit të tij këtu rezulton se ai ka pak pasqyrime të aktiviteteve të tija politike dhe paraqitja e tij është e rrallë. Edhe pse kanë llogaritë e tyre, kryetari i Forcës Nazif Cungu dhe ai UDSH-së Mehmet Zenka nuk rezulton të jenë aktiv në këtë rrjet.

Nga ana tjetër kryetari i komunës së Ulqinit dhe njëheri i Partisë demokratike Fatmir Gjeka nuk rezulton të ketë fare llogari të tij.

Politikanët e parive joshqiptare si Luigj Shkrela dhe Dritan Abazoviq e përdorin facebook-un dhe janë mjaft azhurn.

Pa dashur që të hymë në ate se a ja vlen dhe sa është e mirë një lloj i tillë i paraqitjes dhe promovimit, por duke u bazuar në përvojen e politikanëve tjerë si shqiptarë por edhe botëror, mund të konkludojë se një gjë e tillë ka përparësitë e veta shumë të mëdha në të mirë të vet politikanëve por edhe ndjekësve të tyre.

By admini

3 thoughts on “Ja cili nga politikanet shqiptarë në Mal të Zi është më aktivi në rrjetet sociale”
  1. Maj aktivi politikan Shqiptar nen mal te zi asht Kryetari i deges se LD Nikolle Camaj nga Malsija

  2. Tatamata, një deputet ka me shumë informacione per të shpernda dhe ka faqen e vecant, prandaj kuptohet, por pajtohem me martinin se Nikolla është ma aktivi. Shikova edhe faqen e tij ne fb, ajo asht gjithperfshise, familjare, arsimore, kombetare e edhe pokitike. I lumt!

Comments are closed.