veliaj-gjeloshi-abetaretDeputeti shqiptar në parlamentin e Malit të Zi z. Nik Gjeloshaj së bashku me z.Marash Dukajn ishim dje në Tiranë për të takuar me kryetarin e Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj.

Me këtë rast kryebashkiaku Veliaj iu dorëzoi mysafirëve nga Tuzi i Malësisë edhe kopjet e Abetares Kombëtare për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi.

Sipas informaioneve të deputetit Gjeloshaj temë e bisedimeve ishte gjëndja e arsimit shqip në Mal të Zi si dhe për planet dhe projektet konkrete, për situatën politike dhe shumë çështje të tjera me rëndësi për shqiptarët në Mal të Zi.

”Kemi fituar përkrahjen e plotë nga ana e z.Veliaj ku na u premtua mbështetja e plotë për të gjitha projektet tona për përmirësimin e situatës së shqiptarëve në Mal të Zi.
Ai u shpreh se në çdo moment dyert e Bashkisë Tiranë janë të hapura dhe bashkëpunimi për realizimin e projekteve do vazhdojë”, shprehet Gjeloshaj rreth këtij takimi.

Nga ana tjetër edhe kryebashkiaku i Tiranës Erijon Veliaj thekson se Tirana ka obligim ndaj viseve shqiptare.
”Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, por edhe kryeqyteti i shqiptarëve”,  u shpreh Veliaj.

Në fund deputeti Gjeloshaj falenderon z. Erion Veliaj për pritjen e ngrohtë që iu bëri si dhe për Abetaret dhe për përkrahjën që dha.

veliaj-gjeloshi-abetaret

By admini