Udhëheqësia e falimentit e Kripores së Ulqinit dhe N.P. “Nacioanalni parkovi” (Parqet nacionale) pritet që do të nënshkruajnë të hënën kontratën 12 mujore për qiramarrjen e kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin, shkruan “Vijesti”.
Siç theksohet, prioriteti i kësaj kontratë është mbrojtja e mjedisit jetësor dhe biodiversitetit, derisa prodhimi i kripës është lënë si mundësi.
Pas ndërmarrjes ”Morsko dobro” (Të mirat detare) e cila menaxhon me pjesën vitale të qytetit të Ulqinit siç është bregdeti radhën tani e ka një tjetër ndërmarje publike, Parqet nacionale, me seli në Podgoricë që do të menaxhoojë po ashtu një perlë të qytetit tonë.
Në të gjithë këtë është e frikshme heshtja e subjekteve politike shqiptare duke mos marrë as mundin më të vogël që të kenë një qendrim për këtë çështje. Nëse heshtja e subjekteve shqiptare mund të merret si miratim i të gjithë kësaj atherë ato edhe mund të mos deklarohen.