Ashtu siç ishte paraparë ashtu edhe ndodhi. Në një ambient të bukur dhe miqësor në Plazhin e madh të Ulqinit u pa një spektakël i vertetë në një ndeshje në Beach Soccer në mes një përfaqësuese të Shqipërisë dhe ekipit të Ulqinit në përbërje të cilit ishin të gjithë lojtarët më të mirë të cilët do të luajnë këtë vit për ekipin e qytetit të vet.
Koha e bukur, shikues të shumtë, atmosferë miqësore dhe ndeshje cilësore: këto mund të ishin fjalët që do karakterizonin këtë ndeshje futbolli.
Edhe pse rezultati ishte në rend të dyte nuk mungoi edhe lufta e fortë sportive. Ekipi i Shqipërisë ashtu edhe siç ishte parashikuar arriti të ngadhnjejë nda ekipit të Ulqinit me rezulzatin përfudimtar 6:4.
Në fund të ndeshjes lojtarët e të dy ekipeve duke u përshendetur përzemërsisht mbyllen këtë aktivitet të bukur sportiv.
Më poshtë mund të shikoni disa video pamje dhe fotografi nga ndeshja e sodit.