harisa-karamanaga-kampionReprezentacioni U14 i Malit të Zi u shpall kampion i kampionatit jozyrtar të Europës “Slovenia Ball 2015”, të mbajtuar ditë më parë në Slloveni.

Në përbërje të reprezentacionit të Malit të Zi ishte edhe Harsi Karamanaga, 14 vjeçari nga Ulqini.

Karamanaga ka bërë një paraqitje modeste në këtë kampionat duke luajtur mesatarisht 6.1 minuta për ndeshje, dhe mesatare prej 3 pikëve, 2 kërcimeve dhe 2 asistime.

Për djalin e ri nga Ulqini kemi shkruar edhe herave tjera dhe paraqet një talent të jashtëzakonshem  me mundësi të mëdha. Vitet e ardhshme janë deçizive në formimin e tij si basketbollist.

Karamanaga që një vit luan për ekipin Mediteran nga Tivari trajner i të cilit është ish basketbollisti i njohur Ranko Çarapiq.

harisa-karamanaga-kampion

By admini