Nëse ”dita e mirë shihet në mengjes” atherë lirisht mund të thuhet se e ardhmja e futbollit ulqinak është e ndritur. Presidenti i ri i klubit futbollistik Otrant – Olympic të Ulqinit, z. Ji Won Choi ka një plan pesëvjeçar me klubin e qytetit tonë. Plani i tij është që Ulqini brenda kësaj periudhe të marrë pjesë në kupat e Evropës.
Të gjithë këtë e zbulon ish kapiteni i kombetares së futbollit të Shqipërisë Rudi Vata.
”Me sa unë e njoh nga afër ai është një burrë serioz, përfaqëson një firme shume serioze koreane, janë njerëz që punojnë me dedikim dhe përkushtim, kanë në plan për çdo situatë që i paraqitet dhe marrin informacionet e duhura duke ndërtuar një plan pune ku aktualisht edhe me klubin Otrant ata kanë një plan pesë vjeçar që të paktën ai të jetë pjesë e Kupave të Europës. Është një objektiv që nuk është realizuar asnjëhertë nga ky klub, por që me projektet e kësaj kompanie ky klub do të ece me hapat dhe ritmet e klubeve më të spikatura të futbollit malazez ”, kështu shprehet Vata, ndër të tjera për SE, për presidentit koreano-jugor dhe planin pesëvjeçar të tij me klubin e nga Ulqini.
Vata nuk ngurron të përmend edhe faktin se ai ka dëshirë që këtë presidnet ta ofrojë edhe te Vllaznia e Shkodres .