Kush e shau Ledrin e Erën në Ulqin
Lokali i quajtur “Hollegro” i cili gjendet në qendër të Ulqinit , nuk është emër i panjohur për qytetarët , të cilët pushojnë në këtë vend të bukur bregdetar.
Aty, për çdo mbrëmje gjatë zezonës së verës tubohen të rinj e të reja të shumtë , për të qenë pranë këngëtarëve të shumtë që këndojnë aty , për t’u argëtuar deri në mesnatë.
Në mbrëmjen e 5 gushtit, “Hollegro “ishte i vogël për qytetarët e shumtë , të cilët kishin ardhur për t’u argëtuar me këngëtarët e njohur Ledrin dhe Era Isrefin.
Natyrisht , si shumica e këngëtarëve që këndojnë në mbrëmjet e tilla , edhe Ledri këndonte plejbek, lëvizte e kërcente nën ritmin e muzikës që lëshonte CD-ja.
Herë pas herë duke lëvizur buzët në përcjellje të këngës ,lëshonte edhe nga një britmë : Ju duaaaaa … hajde duart lartë…. a po shkojmë… e fjalë tjera , me të cilat i drejtohej publikët të pranishëm,shkuan Kosovarja
Pas nja një ore kërcimi në skenën e këtij lokali : Publik i dashur , kam një lajm për Ju – u drejtohet Ledri duke e ndalë pak tonin e muzikës. Sonte nuk vjen Era … Besoj se keni kaluar mirë me mua..Ju dua dhe natën e mirë – u tha të pranishmëve dhe iku nga skena.
Pas këtyre fjalëve të Ledrit, zhgënjimin e tyre , të pranishmit e shprehën me fishkëllima , por edhe me sharje. Në mesin e tyre kishte edhe të atillë që kërkonin t’u ktheheshin 3 eur që i kishin paguar për hyrje,shkruan Kosovarja
Ata , të gjithë nuk kishin ardhur vetëm për Ledrin.
Shumica kishin ardhur edhe për Erën.
Këtë lajm Ledri ka mundur ta thotë në fillim , kur edhe doli në skenë – dëgjoheshin komentet e publikut duke e zbrazur lokalin./ Kosovarja /