Ulqini-buze-mbremjesMungesa e energjisë elektrike prej më shumë se 24 orë në Ulqin ka rënduar tej mase pushimet e turisteve që po kalojnë pushimet verore në bregdetin malazez.

Pushuesit nga Kosova që ndodhen në Ulqin kanë rrëfyer se ndalja e energjisë elektrike që më shumë se 24 orë po iu sjell probleme të mëdha.

“Mungesa e elegjisë në këto temperatura tropikale është bërë e papërballueshme. Ushqimi nëpër frigoriferë ka filluar të prishet, ndërkaq ambienti pa kondicionerë është bërë i papërballueshëm” i ka shkruar gazetës një turiste nga Kosova që po kalon pushimet atje.

Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, po ashtu është përkeqësuar edhe furnizimi me ujë /Bota Sot/.

By admini