Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit të Ulqinit ku diskutohej për emertimin e rrugëve u debatua pak edhe për histori. Në këtë debat u përfshinë Kadri Sinani nga Lëvizja Perspektiva, Andrija Qetkoviq nga SNP dhe Hatixhe Gjoni nga UDSH.
”Ulqini kurrë nuk i ka takuar Malit të Zi deri në Kongresin e Berlinit”, do të shprehej Sinani. Ai shtoi se deri atherë në Ulqin nuk kishta malazezë.
I menjëhershëm ishte reagimi i Andrija Qetkoviqit duke iu drejtuar Sinanit se, sipas tij, ai nuk e njeh historinë.
”Ulqini asnjëherë nuk i ka takuar Shqipërisë e cila me 1912 është bërë shtet ndërkombetarisht i njohur”, do të deklaronte Qetkoviq.
Në të gjithë këtë është përfshirë edhe Hatixhe Gjoni e cila deklaroi se çështjet e kufinjëve në rajon ka përfunduar.
”Ashtu thotë Europa dhe përfaqësuesit e Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës”, u shpreh Gjoni