rruga-cafo-beguMe votat e këshilltarëve të Forcës, Partisë Demokratike, URA, LD në MZ dhe partisë shqiptare opozicionare UDSH, Kuvendi komunal i Ulqinit miratoi të hënën vendimin për vendimin e rrugëve në këtë komunë.

Por jo çdo gjë kaloi si do të duhej të kalonte. Partitë opozicionare proserve DF dhe SNP e kundërshtuan ashpër këtë vendim. Por në të gjithë këtë dukej se emri e patriotit ulqinak Cafo Begu iu pengonte më së shumti.
”Në duhet se merremi me ligj, kurse këtu ligji është shkelur rëndë, sidomos në rastin e propozimit që një rugë të emertohet me emrin e Cafo Begut i cili pas luftës së dytë botërore është dënuar me 20 vjet për bashkëpunim me fashistat”, kështu mendon këshilltari i FD Millan Rolloviq, shkruan Dan.

Cafo Beg Ulqini, ishte një atdhetar i devotshëm me aktivitet të pasur patriotik dhe kombëtar. .
” Cafo Begu ishte i dalluar në shumë fusha. Kreu detyra të ndryshm me interes kombëtar. Shquhet si kryetar i bashkësisë  së Ulqinit, antar i Senatit të Kuvendit të Jugosllavisë, antar i Kuvendit të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Dytë të Prizerenit si dhe antar i Regjencës së Lartë  të Shqipërisë. Mirëpo  ajo që e bëri të madh dhe të pavdekshëm, është si themelues i Komitetit dhe i Kongresit për Mbrojtjen e Tokave  Shqiptare. Në këtë fushë ai tërë jetën e shkriu për lirinë , pavarësinë kombëtare, sidomos për bashkimin e trojeve shqiptare . .”, kështu ndër të tjerave shprehet për atdhetarin ulqinak Hilmi Ssaraçi në një shkrim të tij rreth librit  “Cafo Beg Ulqini jeta dhe veprimtaria politike” të autorit Fahri Buçinca.

rruga-cafo-begu

By admini