Gjyste Vulaj sapo ka sjell këngën dhe videoklipin më të ri “Maximum”, një këngë me ritme verore dhe me pamje në videoklip siç e quan ajo “alla Gjyste”.
E ftuar në emisionin “Takimi i pasdites” të Rudina Magjistarit në “TV Klan”, këngëtarja e njohur shqiptare përpos promovimit të këngës, ka rrëfyer për jetën e saj artistike dhe private.
Gjatë kësaj bisede, ndër të tjera ajo ka treguar se është martuar në një moshë shumë të re. “Jam martuar në moshën shumë të re. Mund të them nga kukullat tek burri”, ka thënë Gjystja, deri sa ka folur edhe për lidhjen e ngushtë që e ka më bashkëshortin Sokolin, vajzën Rozanën e sidomos me djalin Besartin.
Ndërkohë nga ana profesionale, Gjystja gjatë gjithë sezonit verorë është e zënë më koncerte në Ulqin, dasma e mbrëmje rinore në gjitha trevat tjera shqiptare, madje ajo ka shtuar se shumë data i ka të rezervuara edhe për vitin 2016! / Kosovarja/