Ndërmarrja “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” në Ulqin ka njoftuar se si pasojë e zjarrit që përfshiu territorin e Komunës së Ulqinit gjatë ditës së djeshme dhe që vazhdon ende, është dëmtuar linja e tensionit të lartë që furnizon me energji elektrike Stacionin e Pompave të Ujit në Lisna Bore.

Si rrjedhojë e dëmtimit të rrjetit elektrik, është ndërprerë furnizimi me energji i stacionit të pompave, duke shkaktuar edhe ndërprerje të furnizimit me ujë në zonat e ulëta të qytetit të Ulqinit dhe në Anën e Malit, shkruan Ulqini Online.

Nga Ujësjellësi bëjnë të ditur se ekipet e CEDIS-it dhe të ndërmarrjes ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.

Pas normalizimit të furnizimit me energji, pritet të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë për konsumatorët në zonat e prekura.

Ndërmarrja “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar në këtë situatë të jashtëzakonshme.

By admini

Leave a Reply