
Një zjarr i madh shpërtheu rreth mesditës së e së enjtës në territorin e Komunës së Ulqinit, duke përfshirë zonat e fshatrave Gaç, Mali i Brisë, Kllezën dhe Shas.
Për shkak të përmasave të zjarrit, në operacionin e shuarjes janë angazhuar edhe avionët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët kanë ndërhyrë nga ajri deri në orët e mbrëmjes, shkruan Ulqini Online.
Flakët iu afruan edhe disa shtëpive por më e keqja u evitua nga puna e pashoq të të të gjitha shërbimeve komunale, vullnetarëve të shumtë dhq banorëve të zonave.
Siç mësohet nga Komuna e Ulqinit, nesër, që nga orët e para të mëngjesit, do të aktivizohet përsëri shuarja e zjarrit nga ajri, në varësi të gjendjes në terren dhe vlerësimit të shërbimeve përkatëse.
