Koalicioni i majtë udhëheq në 41 bashki, të djathtët në 12. Kështu është prirja pas numërimit të reth gjysmës së votave në zgjedhjet vendore që u mbajtënb ditën e diele në Shqipëri.
Sipas rezultateve të qendrave që janë numëruar deri tani, koalicioni i majtë i udhëhequr nga Partia Socialiste po udhëheq bindshëm ndaj koalicionit të djathtë të PD-së.
PS dhe LSI kanë arritur të rikthejnë Tiranën, të mbajnë Durrësin, Vlorën e Sarandën. Në shumë komuna në veri të vendit e majta arriti të forcohet jashtë mase, dhe sipas analistëve të atjeshëm kryesisht kjo është për shkak të rritjes së LSI-së.
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 38 bashki. Në 27 prej tyre kanë fituar kandidatët e majtë, ndërsa në 11 fitues janë kandidatët e së djathtës.
Bashkitë e fituara nga kandidatët e majtë:
1. Poliçan, Adriatik Zotkaj
2. Skrapar, Nesim Spahiu
3. Pukë, Gjon Gjonaj
4. Fushë-Arrëz, Fran Tuçi
5. Has, Adem Lala
6. Delvinë, Rigles Balili
7. Kolonjë, Arben Malo
8. Libohovë, Luiza Mandi
9. Belsh, Arif Tafani
10. Himarë, Jorgo Goro
11. Cërrik, Altin Toska
12. Konispol, Shuaip Beqiri
13. Pustec, Edmond Themelko
14. Mirditë, Ndrec Dedaj
15. Roskovec, Majlinda Bufi
16. Ura Vajgurore, Juliana Memaj
17. Gramsh, Luljeta Dollani
18. Sarandë, Floriana Koka
19. Rrogozhinë, Beqir Nuredini
20. Korçë, Sotiraq Filo
21. Peqin, Saimir Hasalla
22. Tepelenë, Tërmet Peçi.
23. Kurbin, Artur Bardhi
24. Lushnje, Fatos Tushe
25. Këlcyra, Klement Ndoni
26. Shijak, Ardian Kokomani
27. Memaliaj, Durim Rroshi
Bashkitë e fituara nga kandidatët e djathtë:
1. Klos, Basir Çupa
2. Tropojë, Besnik Dushaj
3. Përmet, Niko Shupuli
4. Mat, Nezir Rizvani
5. Selenicë, Përparim Shametaj
6. Vorë, Fiqiri Ismaili
7. Pogradeci, Eduart Kapri
8. Vau i Dejës, Zef Hila
9. Kukës, Bashkim Shehu
10. Mallakastër, Agron Kapllanaj
11. Dropull, Ahilea Deçka
Në bashkitë e tjera vijon numërimi i votave. Duket se për disa prej tyre do të kemi shumë shpejt mbyllje të procesit të numërimit të votave. Për bashkitë e Kukësit, Divjakës, Kurbinit, Librazhdit kanë mbetur për t’u numëruar vetëm disa kuti.
Kush eshte ne gjendje me tregue dallimin ne mes te “Majtes” dhe te “Djathtes” ne politiken shqiptare. Mendoi ku jane te ndryshem ne parime.