Që tre vite ish Miss i Malit të Zi Ana Pejoviq Lulgjuraj, është e martuar me këngëtarin e njohur të muzikës rock nga Ulqini, Adrian Lulgjuraj.
Adriani ka qenë solist i disa grupeve në Mal të Zi, por që më së shumti mbahet mend si përfaqësues i Shqipërinë në “Eurovizion 2013”.
Ana në një intervistë për Analitikën tregon për detajet e jetës bashkëshortore të saj me Adrianin. Me Adrianin kanë edhe dy fëmijë – një djalë dhe një vajzë. Ajo thotë, se nuk e ka të vështirë që burrin e saj e ka në plan të parë.
“Kur u takuam, ai tashmë ishte i njohur. Ne të dy e dinim se si të sillemi dhe të funksionojnë si një çift, edhe pse ai ishte i rrethuar nga qindra vajza. Kur ai duhej që të shkonte në Eurovizion, unë e kam mbështetur atë. Në çdo gjë që ai bën, unë jam aty që ta përkrahë. Ajo që unë nuk jam e përfaqësuar në jetën publike dhe në media është dëshira ime. Unë besoj në atë që burri im më është dërguar për të jetuar ëndrrën tonë, edhe une edhe ai. Unë i gëzohem jetës së re dhe rolit e të qënurit nënë. Do të dëshiroja që përvojën dhe diturinë të i’u përcjell të rinjve. Kjo nuk është e thjeshtë as edhe e lehtë, për shkak se ajo kërkon shumë sakrifica “, tha Ana Pejoviq Lulgjuraj.