Hajrullah Hajdari

Hajrullah Hajdari(1949-2025)

Në vendet e ish kampit socialist vetëm pas rënies së komunizmit si ideologji dhe socializmit si sistem shoqëror  hulumtimet dhe studimet shkencore përjetuan  rilindje. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse ekzistonte cenzuara ideologjike që ka kufizuar hulumtimin dhe penguar publikimin e studimeve të ndryshe shkencore. Në një situatë të tillë ishin edhe shqiptarët  në Mal të Zi të cilët kanë jetuar në rrethana të tilla  shoqërore, sepse çdo hulumtim e publikim kishte koston e vet.

Por, pas vitit 1990, me miratimin e pluralizmit  për hulumtuesit e studiuesit  shqiptarë filloi një epokë e re, kur për të parën herë u fillua të shkruhet  e vërteta e mohuar  pa pasoja ideologjike e shoqërore.

Në këtë aspekt autorë të ndryshëm shqiptarë në Mal të Zi janë paraqitur me punime  e botime të veçanta duke shpalosur të kaluarën  dhe sfidat e shqiptarëve në këtë mjedis, duke ofruar të dhëna me interes shkencor e kulturor për opinionin e gjerë.

Nga Nail  Draga

Në fushën e hulumtimeve  dhe botimeve shkencore  individë të ndryshëm paraqesin befasi sepse janë veçuar jashtë profilit të tyre profesional. Dhe i tillë ishte pikërisht Hajrullah Hajdari (1949-2025) i cili ndonëse nga profesioni ishte jurist, në dekadën e fundit opinionit shkencor e kulturor i ka dhuruar 5 botime  që janë me rëndësi  të veçantë jo vetëm nga fusha e historisë që janë:

1. Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941, Art Club, Ulqin, 2016

2. Ulqini në dokumentët malazeze(1880-1915), Art Club, Ulqin, 2018

3. Pronat dypalëshe të shqiptarët në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi, Art Club, Ulqin, 2019

4. Pozita  kushtetuese-juridike dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi nga 1945-1990, Art Club, Ulqin, 2021

5. Balshajt dhe objektët kishtare në goricat e liqenit të Shkodrës, Fiorentia, Shkodër, 2025

Hapësira  shqiptare si çështje gjeopolitike

Nëse përjashtojmë botimin kushtuar Balshajve që i takon në aspektin kohor Mesjetës, botimet tjera trajtojnë çështjet nga pjesa e dytë e shek.XIX, përkatësisht nga Kongresi i Berlinit(1878) e deri në vitin 1990. Kemi të bëjmë me këtë periudhë kohore e cila ka qenë shumë dinamike, në aspektin historik,gjeopolitik e shoqëror në Evropën Juglindore.

Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse në këtë periudhë kohore kanë ndodhur ngjarje të mëdha lokale e regjionale, duke definuar krijimin e shtetëve të pavaruara, të cilat ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane, ku shqiptarët e kanë përjetuar sepse filloi dekompozimi i hapësirës etnogjeografike shqiptare. Pikërisht nga rrethanat e tilla gjeopolitike  në sajë të vendimeve nga dy konferencat ndërkombëtare e Fuqive të Mëdha(Kongresi i Berlinit 1878 dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1912/1913) janë marrë vendime kundër shqiptarëve, duke mos marrë parasysh aspektin etnik, historik, demografik e territorial, duke iu dhuruar fqinjëve 2/3 e hapësirës etnogjeografike shqiptare. Nga vendimet e tilla  të imponuara shqiptarët u rrudhosën në aspektin territorial ndërsa u zvogluan në aspektin demografik, në sajë të luftërave pushtuese  dhe të emigrimit të tyre të dhunshëm nga viste e tyre autoktone.

Shpalimi i dokumentëve arkivore

Botimet e Hajdarit trajtojnë çështje  të hapësirës  etnogjeografike shqiptare  që janë   në kuadër të Malit të Zi të sotëm. Përveç  shfrytëzimit  të literaturës së botuar, autori  në mënyrë të veçantë ka përdorur burimet arkivore. 

Në sajë të rrethanave politike e shoqërore të shqiptarëve nga shek.XIX e më pas të dhëna me interes ofrojnë burimet arkivore malazeze, ku vendin kryesor e zënë Arkivi Shtetëror në Cetinë. Në këtë arkiv nga shqiptarët  deri më tash  kanë hulumtuar; Gj.Nikprelaj1, Z.Cana2, R.Rexha3 dhe së fundit H.Hajdari4, të cilët kanë shpalosur e publikuar  lëndë arkivore me interes për shiqptarët.

Pikërisht në sajë të hulumtimeve në këtë arkiv  H.Hajdari  ka botuar librin me titull “Ulqini në dokumentët malazeze(1880-1915)”, Art Club, Ulqin, 2018.

Kemi të bëjmë me një botim të veçantë, ku përfshihen  302 dokumente për   periudhën kohore 35 vjeçare, kur Ulqini në sajë të presionit  të Fuqive të Mëdha   dhe  Perandorisë Osmane, me 26 nëntor 1880 ia dorëzuan  Malit të Zi.

Dokumentët e prezantuara  dëshmojnë në mënyrë transparente politikën e Mali të Zi ndaj Ulqinit në veçanti  dhe shqiptarëve në përgjithësi. Autori i këtij shkrimi duke qenë recenzent  i këtij botimi  e them pa hezitim se kemi të bëjmë me një vepër kapitale, e cila është burim i domosdoshëm për studime jo vetëm historike, për këtë periudhë kohore.

Nga viti 1990 në sajë të ndryshimeve shoqërore  politike  e deri më sot  në mungesë të institucioneve  autonome shqiptarët në Mal të Zi janë pa mbeshtetje financiare  për të mbuluar shpenzimet jo vetëm të botimit, andaj ata janë të detyruar ata ti mbulojnë vetë, apo në sajë të formës së  mecenatit, që është dëshmi transparente e kësaj dukurie.

Dhe ate që nuk  e ka realizuar asnjë institucion  shtetëror apo lokal  e ka realizuar një person, me pasion për të shpalosur të vërtetën në rrethanat e   tilla shoqërore  të kohës.5

Në botimin  POZITA KUSHTETUESE-JURIDIKE DHE POLITIKE E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI NGA VITI 1945-1990,Art Club, Ulqin, 2021 autori trajton në diakroni e sinkroni pozitën dhe statusin e shqiptarëve nga koha e instalimit të komunizmit si ideologji e socializmit si sistem shoqëror, duke demaskuar politikën e pushtetit kundër shqiptarëve, çështje e cila fatkeqsisht  ndonëse me ndryshime kozmetike është identike edhe tash në pluralizëm.

Pikërisht nga një qasje e tillë duhet analizuar  pozitën kushtetuese-juridike dhe politike te shqiptarëve në Malin e Zi, gjatë vitëve 1945-1990, nga del se shqiptarët si popullsi autoktone, dhe e vetmja jo sllave kanë qenë të pabarabart me pjesëtarët e popujve të tjerë në Mal të Zi. Në rrethana të tilla shoqërore ku hegjemonizmi  ishte orientim i politikës shtetërore shqiptarët nuk kishin të drejtë të kenë asnjë dokument në gjuhën shqipe, as përdorimin e shkrimin me alfabetin shqip në letërnjoftim e as në  dëftesat e librezat shkollore, që ishte diskriminim klasik i pabarazisë kombëtare, që zgjati deri në vitin 1968.

Por, të drejtat e  arritura nga viti 1968 e më pas, në sajë të fushatës antishqiptare  nga viti 1981  u eliminuan, sepse pushteti luftonte gjoja „nacionalizmin“ të shqiptarët në Mal të Zi, që ishte një demagogji politike për të arsyetuar masat represive ndaj shqiptarëve.

Fushata antishqiptare mision i pushtetit

Një fushatë e tillë u  realizu në veçanti  në fushën e arsimit, ku përmes organizimit të seminarit për punjonjësit e arsimit në gjuhën shqipe në shtator të vitit 1981, në Ulqin, u realizu në praktikë politika shtetërore antishqiptare. Pas këtij seminari  u ndryshuan përkatësisht u  imponuan   programët  mësimore, u larguan nga përdorimi tekstët  shkollore të botuara në Kosovë, u ndalu  përdorimit i flamurit kombëtar shqiptar etj. Skenaristët dhe regjisorët e këtij seminari vendosën dhe përjashtuan një numër të konsideruar të punonjësëve të arsimit fillimisht nga partia, ndërsa  një pjesë e larguan nga puna, por ma keq e pësuan disa të cilët i burgosën  e me pas  i dënuan përmes gjyqëve të montuara politike.

Në lidhje me këto çështje autori ofron të dhëna arkivore të cilat botohen për herë të parë, duke dëshmuar se nga policia politike përcillej çdo shqiptar me ndërgjegje e vetëdije kombëtare  i cili nuk ishte sipas shijes së pushtetit dhe ideologjisë së tyre politike. Ishte kjo  koha e mbijetesës së shqiptarëve e cila vazhdoi deri më dështimin e sistemit shoqëror të ideologjisë komuniste në vitin 1990.

Kemi të bëjmë me një periudhë kohore(1981-1990)  ku jemi dëshmitarë okular, sepse përcillëj çdo shqiptarë i dyshimtë për pushtetin, ku thirrëshin në biseda informative, kërcënoheshin, paraburosëshin, dënoheshin për kundërvajtje, apo me burg, bastisëshin shtëpitë, iu merrnin librat në bibliotekat familjare, përcillëshin udhëtarët në autobus, biseda në kafene, tubime familjare, dasma, kush cilat gazeta lexon, përcillëj posta(letra, telefoni), cilat këngë këndohën e dëgjohën, kush përcjellë programin e TVSH etj. Veprimet e tilla ishin në favor të arsyetimit për masat represive ndaj shqiptarëve, gjoja  të luftimit të “nacionalizmit” shqiptar në Mal të Zi. Pasi për këtë përiudhë kohore ekziston lëndë e mjaftueshme duhet  të realizohet   një botim të veçantë, që do të ishte në favor të   demaskimit të politikës antishqiptare  me pasoja në atë kohë e deri në ditët tona.

Të dhëna arkivore publikohen për herë të parë

I vetëdijshëm se nuk kemi të bëjmë me çështje personale por me pozitën dhe statusin  e shqiptarëve  në Mal të Zi  për periudhën kohore 1945-1990, autori ofron të dhëna me interes  të cilat trajtohen, analizohen dhe publikohën për herë të parë. Ndërsa shfrytëzimi i lëndës arkivore jo vetëm për nga forma  dëshmon për qasje profesionale për çështjet e trajtuara.

Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me një  botim me vlerë i fushës historiko-juridike e unë them edhe  nga sociologjia politike  që do të jetë nxitje  për studiues të ndryshëm, për të vazhduar hulumtimet sipas profilit të tyre profesional.

Si i tillë ky botim  është apologjia e shqiptarëve e cila dëshmon sfidat  për të mbijetuar  në mbrojtje të identitetit kombëtar në këtë mjedis, ndërsa për studiuesit  do të jetë referencë e nevojshme për të gjithë ata që do të trajtojnë rrethanat shoqërore e politike për shqiptarët në këtë mjedis për këtë periudhë kohore.

Përfundim

Të gjithë ata të cilët do të lexojnë botimet e H.Hajdarit kanë mundësi të njihen për pjesën veriperëndimore të hapësirës etnogjeografike shqiptare, duke filluar nga Kongresi i Berlinit e deri në vitin 1990. Kemi të bëjmë me një periudhë kohore dinamike, kur në këtë hapësirë territoriale kanë ndodhur ngjarje të mëdha   që kanë qenë me pasoja për shqiptarët në aspektin territorial dhe ate demografik. Kemi të bëjmë kryesisht me viset e popullsisnë shqiptare që tash  janë kuadër të Malit të Zi të sotëm.

Për çështjet e trajtuara autori ofron të dhëna arkivore me interes jo vetëm për historianët por edhe për të tjerët që dëshirojnë të kompletojnë njohuritë e tyre. Autori nuk ka qenë vetëm hulumtues i dokumentëve, por edhe përkthyes i tyre në shqip, si dhe i ka analizuar e komentuar në kontekstin kohor. Përveç, dokumentëve arkivore që pjesa dërrmuese janë nga Arkivi Shtetëror i Malit të Zi në Cetinë, autori ka konsultuar arkiva të tjera duke plotësuar mozaikun informativë të çështjeve të trajtuara. Dhe në fund e them pa hezitim se të gjithë ata të cilët  në të ardhmën do të trajtojnë tema në lidhje me aspektin jo vetëm  historik të shqiptarëve në viset e tyre autoktone në Malin e Zi të sotëm, këto botime janë referenca të obliguara.

(Kumtesa është paraqitur në Simpoziumin shkencor kushtuar veprimtarisë botuese të H.Hajdarit, mbajtur në Ulqin, më 28 mars 2026)

Shënime:

 1. Gjergj Nikprelaj, Kryengritja e Malësisë  e vitit 1911, Gjonlekaj Publishing, New York, 2004

2.Zekeria Cana,Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913(dokumente, IAP, Prishtinë, 1996

3.Riza Rexha, Ulqini dhe politika e Malit të Zi 1881-1912, Art Club, Ulqin, 2005

4. Hajrullah Hajdari, Ulqini në dokumentët malazeze(1880-1915), Art Club, Ulqin, 2018

5. Në lidhje me  me rastin e refuzimit të H. Hajdarit  nga ana e Fondit të Pakicave shih reagimin tim me titull:      Fondi i Pakicave refuzon projekte me vlera shkencore të autorëve shqiptarë botuar në librin Koha e mediokrëve, Art Club, Ulqin, 2023, f.127-132  si dhe në Koha Javore(17 janar 2019) e protale të ndryshme në vitin 2019.

By admini