Me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë mirëpresin festën e Fitër Bajramit, një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin islam. Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë qytetarët dhe besimtarët.

Në urimin e tij, ai thekson rëndësinë e Ramazanit si muaj i përkushtimit, sakrificës dhe lutjes, duke vlerësuar devotshmërinë e besimtarëve gjatë kësaj periudhe.

Kryetari Nimanbegu u shpreh se Fitër Bajrami është një moment i veçantë për të forcuar lidhjet familjare dhe shoqërore, duke uruar që kjo festë të kalojë në harmoni, paqe dhe gëzim mes më të dashurve.

Në përmbyllje të mesazhit të tij, ai uroi: “Gëzuar Festën e madhërishme të Fitër Bajramit!”

By admini