Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët dhe qytetarët, duke theksuar rëndësinë shpirtërore dhe shoqërore të këtij muaji të bekuar.

Në mesazhin e tij me rastin e fillimit të muajit të Ramazani, Nimanbegu uroi që agjërimi të jetë i lehtë dhe i pranuar, duke dëshiruar shëndet, paqe dhe begati në familjet e të gjithë qytetarëve. Ai e cilësoi Ramazanin si një periudhë reflektimi, solidariteti dhe afrimi mes njerëzve, ku zemrat hapen dhe duart shtrihen për të ndihmuar njëri-tjetrin.

“Është muaji kur komunitetet bashkohen në vlera të përbashkëta njerëzore”, theksohet në urimin e tij, duke vënë në pah frymën e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe harmonisë që karakterizon këtë periudhë të veçantë.

Kryetari Nimanbegu shprehu dëshirën që ky muaj i bekuar t’i gjejë qytetarët me shëndet të plotë, t’u sjellë paqe dhe qetësi shpirtërore, si dhe t’i bashkojë familjet në momente të ngrohta pranë njëri-tjetrit. Ai uroi që lutjet e besimtarëve të pranohen, shtëpitë të mbushen me gëzim, tryezat të jenë të bollshme dhe zemrat me optimizëm e shpresë për ditë më të mira.

Mesazhi i tij vjen si një thirrje për unitet dhe solidaritet, duke rikujtuar rëndësinë e vlerave njerëzore dhe të bashkëjetesës në një shoqëri të ndërtuar mbi respektin dhe mirëkuptimin reciprok.

By admini

Leave a Reply