Të dhëna onomastike dhe demografike për Shasin dhe vendbanimet e nahijes së Bunës së Përtejme sipas defterëve osmanë të shekujve XV dhe XVI (4)

Prof. dr. Iljaz Rexha

Paraqitja e fshatrave në këtë punim nuk është dhënë sipas radhitjes alfabetike, as sipas radhitjes në defterin e vitit 1582, por në mënyrë selektive. Së pari kemi filluar me vendbanimin e Shasit, duke vazhduar me ato vendbanime që kishin mbajtur dhe ruajtur emrat e monumenteve të hershme të kultit në hapësirën e Anës së Malit. Në vijim po paraqesim të dhëna integrale onomastike dhe demografike për secilin vendbanim veç e veç, ashtu siç janë të regjistruar në defterë.

Materiali onomastik integral i deshifruar dhe i përkthyer nga defteri i vitit 1582

Fshati Ifshas (Shas) është i regjistruar me formën turke. Në vitin 1485 bënte pjesë në nahijen e Bregut të Përtejmë të Sanxhakut të Shkodrës dhe kishte dy shtëpi, me këta dy kryefamiljarë: Shtefan Armeni dhe Martin Korona.

Ky vendbanim pas 100 vjetësh, pikërisht, në defterin e vitit 1582, kishte 29 shtëpi, 3 beqarë dhe 8 çifligje, dhe bënte pjesë në nahijen e Bunës së Përtejme e cila ishte formuar si njësi e re administrative përsëri në kuadër të Sanxhakut të Shkodrës.

Ky fshat ishte timar i Mustafa Pajazitit dhe kishte këta kryefamiljarë: Mark Prendi, Gika Nika, Ivan Nika, Andon Gika, Pal Mili, Doda Pali, Gjon Andreja, Laka Beli (beqar), Andon Marko, Laka Gika, Doda Curri, Vasil Doda, Marin Xheka, Pal Kola, Prof. dr. Iljaz Rexha Nik Mita, Ivan Pavli, Lajc Petri, Kola Gjoni, Marin Shkurra, Gika Don Preni, Luka Palushi, Nika Vasili, Doda Paliq, Koka Gika, Bisha Paliq, Prend Palushi, Nika Doda, bashtina në zotërim të Sefer Lukit – mbrojtës i Kalasë së Ulqinit, bashtina në zotërim të Xhafer Jaka-s, Sylejman Gika (beqar), Kemal Gika, bashtina në zotërim të Ulk Kola-s, tani në zotërim të Sylejman Gikës, Mustafa Bushati me çiflig, Hysein Hasani me çiflig, Jusuf Marini me çiflig, Hysein Prenki me çiflig, Lutfi Gjuka me çiflig, Ali Pali me çiflig, bashtina e Andreas, tani në zotërim të Xhafer Abdullah-ut, bashtina e Miraç, në zotërim të Mustafa dhe Ispahi Zades, bashtina Ded Donza në zotërim të fshatit, bashtina Gjon Hoda-s në zotërim të Hasan Abdullahut, tani në dorë të Xhafer Abdullahut.

Në këtë regjistër ishte regjistruar edhe Trollishta (Mezra) me emrin Karpinat, në afërsi të fshatit Shas, në zotërim të Hyseinit, të birit të Mustafait, sipas tapisë së lëshuar nga sanxhakbeu i Sanxhakut të Shkodrës Kasim Beu me qesim 100 akçe në vit.

Fshati Klishani (Kishani I. R.) Në vitin 1485 kishte mbetur jashtë regjistrimit meqë nuk ishte përfshirë në sistemin e timarit, andaj nuk kemi të dhëna onomastike dhe demografike për këtë vit.

I njëjti vendbanim ishte regjistruar në regjistrin e hollësishëm të vitit 1582 në nahijen e Bunës së Përtejme, si has i sulltanit, me 38 shtëpi, 6 beqarë dhe 4 çifligje, me këta kryefamiljarë: Kurt Sylejman- i me çiflig, Ahmet Sylejman-i me çiflig, Mustafa Zade me çiflig, Jusuf Doda me çiflig, Mark Mati, Goga Tomi, Marin Prendi, Kola Marini, Gjin Doda, Gika Lika, Andre Lika (beqar), Gec Andrea, Kola Gika, Mark Gika, Mark Kola Prendi, Deda Radeno, Kola Radeno, Prend Ilja, Ilja Prendi, Gika Kola, Shkurra Gika, Ila Vladi, Andon Vladi, Andon Gjeshani, Marin Andoni, Prend Nika, Mark Boga, Gjin Boga, Brajan Ilijash, Kola Pali, Pal Mikeli, Pal Lika, Lika Prendi, Marin Prendi, Bisha Marini, Dush Bardi, Andre Gura, Gika Gura, Marin Koka, Kola Luka, Arleta Angjiani, Pepa Ilja (beqar), Marin Lika, Nika Anxhijani (?), Shkurra Andreja, Dom Prendi, Dom Gjoni, Gika Magoçi.

Fshati Shën Gjergji i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 kishte vetëm 3 shtëpi, por emrat e kryefamiljarëve nuk ishin të regjistruar.

Ky fshat në regjistrin e vitit 1582 bënte pjesë në zeametin e Ispahi Ket’hydait dhe kishte 20 shtëpi, 6 beqarë, me këta kryefamiljarë: Andon (Anton) Gjini, Gec Bugoli, Nika Gjini, Prend Doda, Nika Irmani, Stefan Kola, Andon Irmani, Nika Irmani tjetër, Tol Palushi, Prend Gjini, Bisha Irmani, Doda Kruja-si, Bisha Krusi, Gika Irmani, Tola Irmani, Vaka Palushi, Prend Palushi, Pepa Palushi, Andre Deda, Dom Nika, bashtina në zotërim të Pren Gjinit, bashtina Maleva në dorë të Gjon Gjinit, bashtina Dom Andrea-s – vakëf i kishës së Shën Gjergjit, e jep taksën vjetore, Dom Andrea (tjetër beqar), Gika Marini (beqar), bashtina në zotërim të vejushës Mara, tani në zotërim të Pal Prençit. Fshati Shën Todër i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 nuk del i regjistruar, ndërsa në vitin 1582 ishte timar i Mustafait të lartpërmendur. Kishte 20 shtëpi, 5 beqarë, 4 çifligje me këta kryefamiljarë: Deruka Gjon Gjini, Mark Deruka, Mark Deda, Bisha Mihaçiq, Luk Mihaçiq, Peter Doçi, Andre Doçi, Tisha Proka, Tisha Llesha, Andre Proka, Shkurra Andrea, Pal Proksha, Koka Proka, Gura Proksha, Gec Proksha, Pal Proksha (tjetër beqar), Doda Proksha, Mustafa Mihaçiq, Gjovan Proksha, Kurt Proksha, Sylejman Proksha, Mark Koli, bashtina e Xhovan Shkurra-s në zotërim të Tomës, bashtina Deda në zotërim të Pervane Direza (?), bashtina Gjon Mihaçi në zotërim të tij, bashtina Amuk Buzaki në zotërim të banorëve të fshatit, bashtina Pal Buzaki në zotërim të banorëve të fshatit, bashtina Dom Minuka në zotërim të Mark Dedes, bashtina Mark Don Nika në zotërim të Gjoshiqit, tani në zotërim të fshatit.

Fshati Shën Koli i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Së pari ishte i regjistruar në regjistrin e Kadastrës së Shkodrës në vitin 1416-1417 me 12 shtëpi, ndërsa në vitin 1485 kishte 11 shtëpi, me këta kryefamiljarë: Kali – i biri i Gjergjit, Nikolla – i biri i Gjin Andresë, Gjoni – i biri i Spanit, Andrea – i biri i Gjin Andresë, Vukça – i biri i Gjin Andresë, Domeniku – i biri i Gjelit, Doda – i biri i Kakarriqit, Marin Klori, Prenç Lura, Gjoni – i biri i Dajçit, Marini – i biri i Boroniçes.

Ky fshat në regjistrin e vitit 1582 bënte pjesë në timarin e Kasem Mustafait dhe kishte 32 shtëpi, 7 beqarë, 4 çifligje, me këta kryefamiljarë: Mustafa Sapariqi me çiflig, Hizri Ashpuri me çiflig, Sylejman Ashpuri me çiflig, Hizri Merkoli me çiflig, Gjin Astori (?), Geza Astori (?), Andon Astori, Andrea Geza, Gec Andon, Luka Astor, Andrea Luka, Petri Luki, Nik Luka, Gec Mati, Gjon Geci, Berush Mati, Kola Pashatra, Andre Kola, Doda Pula, Pal Pula, Ulkash Dajçi, Prend Gjerasi, Mark Prendi, Ulkash Guramali, Mici Guramali, Bisha Gjerasi, Todor Laçi, Prend Kola Berisha, Marin Berisha, Gjon Kola, Prend Marini, Toma Darda (Dardha), Kola Zahari, Petri Sojmiri, Jaka Gjerasi, Pal Buza, Goja Gjerasi, Luka Pater, Mark Luka, Kola Jaka, Gec Ivani, Gjergj Geci, bashtina Gjon Buzi në zotërim të Gec Ivanit nga fshati Pulani.

Temë nga projekti “Fol, shkruaj dhe përdore gjuhën tënde, gjuhën shqipe” –  Informimi në gjuhën shqipe i shqiptarëve në Mal të Zi dhe diasporë përmes faqes së internetit 2025”, pjesë e të cilit është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

By admini