Shkruan: Esat Mehmeti

Në politikën shqiptare janë të rrallë ata udhëheqës që arrijnë të bashkojnë vizionin, guximin dhe idealin kombëtar në një figurë të vetme. Albin Kurti është pa dyshim një nga këta udhëheqës. Albin Kurti nuk është vetëm një lider politik, ai është simbol i idealit dhe vetëdijes kombëtare .

Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktualisht Kryeministër i Kosovës, është pa dyshim një nga figurat qendrore në skenën politike në Kosovë, por edhe ndër zërat më të dëgjueshëm në hapësirën mbarëkombëtare. Me ardhjen e tij në pushtet, Kurti ka ndërtuar një model të ri të udhëheqjes, ku sovranitetin, dinjitetin kombëtar dhe drejtësinë i sheh si shtyllat kryesore të ndërtimit të shtetit. Albin Kurti, në rrugëtimin e tij si aktivist politik dhe më pas në ngritjen e tij si udhëheqës  institucional, përmes diskursit politik dhe kauzës kombëtare ka fituar përkrahjen masive të shqiptarëve dhe mbetet figurë komplekse dhe e rëndësishme në jetën politike të Kosovës dhe është shndërruar në simbol kombëtar.  

Kurti përfaqëson vlera, përfaqëson politikën e pastër për një shteti ligjor dhe një shoqëri  ku vlerat kombëtare nuk mbeten vetëm fjalë. Ai ka sjellë një frymë të re në politikë, frymën e aspiratave kombëtare, ku ideali kombëtar nuk është thjesht një koncept, por një mision i qartë.

                  Udhëheqësi që artikulon interesin e shqiptarëve

Albin Kurti është ndërudhëhesësit e pakët shqiptarë që e ka artikuluar hapur rëndësinë e mbrojtjes së interesave kombëtare si parim themelor në politikë. Në thelb, qëndrimet e tij kanë tre dimensione kryesore;

– Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës

– Interesi kombëtar mbi interesin partiak dhe

– Lidhja shpirtërore dhe politike mbarëkombëtare  

Kthehemi tek e para;

– Kurti është shprehur vazhdimisht se shteti i Kosovës duhet të jetë sovran në vendimarrje dhe i barabartë në marrëdhëniet ndërkombëtare.Qëmdrimi i tij në dialog me Serbinë është refuzimi i kompromiseve që cenojnë integritetin territorial të Kosovës. Kjo e ka portretizuar si një udhëheqës të vendosur dhe të pa kompromis kur bëhet fjalë për shtetin.

– Ndryshe nga shumë figura të tranzicionit politik, Kurti është parë si politikan që  vendos interesin kombëtar mbi kalkulimet partiake.

– Kuri është një prej politikanëve  që ka artikuluar hapur idealin e bashkëpunimit të ngushtë ndërshqiptarë. Ai flet për nevojën e afrimit të politikave, tregjeve ekonomike, të kulturës, sportit etj. midis shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe diasporës. Për Kurtin, çeshtja kombëtare nuk është thjesht një parullë, por është një projekt afatgjatë që kërkon zhvillim ekonomik, integritet shtetëror dhe bashkëpunim strategjik. Andaj, pa dyshim Albin Kurti është ndër figurat më qendrore të kohës sonë në mbrojtje të interesave kombëtare shqiptare.

                                   Udhëheqës i një politike të re shqiptare

Albin Kurti është për shumë arsye një ndër politikanët më të rëndësishëm në Kosovë  dhe shkon përtej kufijve të saj. Ai përfaqëson brezin e ri të politikës shqiptare, duke tentuar të modernizojë qeverisjen, të forcojë shtetin dhe të promovojë integritetin. Si udhëheqës i një force politike,Vetëvendosjes, partisë  më e madhe në Kosovë, ai influencoi jo vetëm politikën e brendshme, por edhe orientimin e Kosovës ndaj Evropës, rajonit dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Por jo vetëm kaq.

Albin Kurti është promotor i reformave në mbrojtjen e rendit mbarëkombëtar, është shpresa e shqiptarëve.Ai solli qendrueshmeri politike në forcimin e shtetit ligjor, ruajtjen e identitetit kombëtar, transparencë dhe ndeshkim të  korrupcionit, që janë parimet politike që Albin Kurtin e kanë bërë të jetë një nga ata udhëheqës që nuk lëkundet lehtë para presioneve ndërkombëtare.Duke respektuar parimet demokratike dhe evropiane, fjalimet e tij shpesh shkojnë përtej kufijve shtetërorë. Kjo e ka bërë atë figurë qendrore dhe referencë për shumë të rinj që shohin tek ai modelin e një politikani të drejt, intelektual dhe parimor.

Albin Kurti, po përballet me kundërshtime të vazhdueshme, si brenda ashtu dhe jashtë Kosovës presionin  nga Serbia, kritikat e opozitës  dhe deri te narrativat e mediave të shkruara dhe elektronike si :gazetarë, analistë e matrapazë politikë, si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri,duke uluritur e hedhur vrer, ndërsa në anën tjetër propaganda dhe qëndrimi politik i Qeverisë së Shqipërisë të kryesuar nga, Edi Rama me suflerët e tij,të cilët me retorikën e tyre, po i fryjnë përçarjes. Kjo është për keqardhje !.

Të gjitha këto sulme,Albin Kurti po i përtyp me qetësi e duke i kthyer në forcë.Qëndrimi i tij  politik në ruajtjen e identitetit kombëtar e bëjnë atë jo vetëm një politikan të permasave shtetërore, por një burrështetas me dimension mbarëkombëtarë dhe po dëshmon se është politikani më i fuqishëm shqiptar.

                               Politikan me vizion të qartë politik

Albin Kurti si kryeministër dhe si udhëheqës ka sjellë qëndrime dhe prioritete që e dallojnë nga politikanët të tjerë. Ai ka promovuar idenë e qartë për sovranitet  e Kosovës. Në retorikën e tij politike shpesh përmenden konceptet e drejtësisë sociale, shtetndërtimit, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik. Ai e paraqet mbrojtjen e interesave kombëtare jo vetëm si betejë politike, por edhe si proces në forcimin e institucioneve dhe mirëqenies së qytetarëve.Albin Kurti është idealist dhe i pathyeshëm, është figurë e madhe politike me peshë ndërkombëtare, i cili nuk matet vetëm me pushtetin që mban, por me vlerat dhe idetë që përçon. Vizioni i tij i qartë politik, guximi, qëndrimi parimor, integriteti moral dhe aftësia për të parë përtej së tashmes, janë vlerat që e dallojnë Albin Kurtin nga politikanët të tjerë.

Udhëheqësit që arrijnë t’i  tejkalojnë kufijtë e politikës kombëtare, shndërrohen në figura të kalibrit evropian dhe botërore. Ata shpesh bëhen frymëzim për brezat e ardhshëm, sepse me shëmbullin e tyre dëshmojnë se politika mund të jetë një forcë për të mirën e shoqërisë. Figurë e madhe politike  është  ai që lë pas një trashëgimi të qëndrueshme.Trashëgimia e tyre matet jo me periudhën e qëndrimit në detyrë, por me gjurmën që ai ka lënë. Udhëheqësit e këtij kalibri bëhen pjesë e historisë univesale dhe emrat e tyre kujtohen si pikë referimi për kohën në të cilën kanë jetuar.I tillë është Albin Kurti.

Në përfundim ;

Edhe pak ditë na ndanë nga dita e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në Kosovë dhe Albin Kurtit-3 po vjen !.

Fitorja e tij do të vlerësohet si shprehje e pastër e vullnetit të popullit për një Kosovë sovrane, sociale dhe e orientuar drejt interesit kombëtar.

……………………………………… marrë nga “ Koha javore “

By admini

Leave a Reply