Nga Haxhi Zeneli

Emërtimi i rrugëve me figura historike shqiptare në New York është shndërruar vitet e fundit në një nismë me vlerë për diasporën dhe komunitetin lokal.Kjo iniciativë, e cila filloi në Bronx N.Y.,me vendosjen e emrit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe Nënës Tereze në një nga rrugët e zonës,dhe pastaj u zgjerua edhe në Staten Island,N.Y., ku u nderuan Ismail Qemali dhe Isa Boletini,që patjetër janë figura të rëndësishme të historisë sonë.E nxitur nga motive kulturore,emocionale dhe identitare,një nismë është kthyer në një mënyrë të dukshme për të ruajtur dhe afirmuar identitetin shqiptar në mërgatë.Megjithatë,këto veprime,siç ndodhë me ne shqiptarët nuk kalojnë pa ngritur pyetje apo edhe debate të lehta.Por në thelb nuk mund të mohohet fakti se bëhet fjalë për një nismë pozitive dhe të ndershme për komunitetin.

Për shumë familje emigrantësh,emri i një rruge që mban figurën e një personazhi historik shqiptar nuk është thjesht një tabelë, pavarësisht sa e vogël është ajo dhe vendi i vendosjes,apo nga kush ka ardhur ideja e iniciativës.Kjo nuk duhet të lidhet me individë të veçantë.Emrat e heronjve kombëtar shërbejnë si simbol kujtese,si lidhje emocionale me vendlindjen dhe si mbështetje kulturore në një realitet të ri,ku çdo komunitet përpiqet të mos humbasë identitetin e tij.Kjo është praktikë e zakonshme kudo në botë:figura të rëndësishme kombëtare nderohen në shumë qytete të mëdha.

Në këtë rast,tabela e një rruge kthehet në një copëz të vogël të atdheut,e vendosur në një prej metropoleve më të mëdha dhe më të larmishme të botës.Nuk mund të thuhet që kjo nuk është një gjë e mirë për komunitetin;nuk duhet të kompleksohemi për atë që jemi,apo kush e bëri.

Për diasporën,heronjtë shqiptarë mishërojnë vlera universale si sakrifica,qëndresa dhe dashuria për lirinë,padyshim që këto vlera përputhen edhe me sakrificat e amerikanëve.Ruajtja e këtyre figurave në hapësirat publike është një mënyrë për t’u trashëguar brezave të rinj një histori që rrezikon të harrohet në vendet ku ata jetojnë sot.

Krahas kësaj,nismat për emërtimin e rrugëve është shumdeminzionale,shihen edhe si shenjë e fuqisë dhe organizimit të komunitetit shqiptar.Në një qytet si New York-u, këto iniciativa tregojnë praninë dhe rolin e rëndësishëm të shqiptarëve në jetën ekonomike,kulturore dhe shoqërore të këri vendi.

Duhet theksuar se shqiptarët nuk janë të vetmit që ndërmarrin nisma të tilla.Në New York gjenden emra rrugësh të kushtuara figurave italiane, irlandeze, hebreje, greke dhe shumë komuniteteve të tjera.Pra ky qytet ka një traditë të pasur në nderimin e identiteteve të ndryshme të emigrantëve.Edhe pse disa mund ta kenë të vështirë,apo nuk duan të kuptojnë pse një rrugë apo shesh duhet të mbajë emrin e një figure që nuk lidhet drejtpërdrejt me historinë amerikane,duhet kujtuar se ky vend është ndërtuar mbi emigracionin.Komunitetet,përmes këtyre figurave,bartin historinë e tyre në vendbanimet ku jetojnë.

Pavarësisht mendimeve të ndryshme,një gjë mbetet e qartë:vlera e një emri rruge varet nga vlera e komunitetit që e kërkon.Krenaria nuk qëndron te tabela,por te ajo që bën komuniteti për ta justifikuar dhe e mbush atë me përmbajtje duke i shtuar vlera edhe më shumë.

Nëse shqiptarët e diasporës vazhdojnë të kontribuojnë pozitivisht në jetën e New York-ut,me punët,bizneset,kulturën,arsimimin e brezave dhe pjesëmarrjen qytetare,respekti për këtë komunitet do të shtohët me meritat që u takojnë.Në fund të fundit,një qytet si New York-u nuk do të respektonte dikë që nuk e meriton.

Prandaj,nisma për emërtimin e rrugëve me figura historike shqiptare është një reflektim i lidhjes së diasporës me rrënjët e saj,i vendit që ajo kërkon të ketë në shoqërinë amerikane dhe i mënyrës se si dëshiron të mbahet mend përballë brezave të ardhshëm.Por njëkohësisht,është përgjegjësi e diasporës që këta emra t’u shpjegohen brezave të rinj, që ata të mos harrojnë nga vijnë dhe kush janë.

Mbi të gjitha,çdo nismë është e mirëpritur dhe meriton të përshëndetet, por duhet të jetë transparente, e diskutuar dhe e këshilluar hapur me shoqatat dhe komunitetin, si dhe e mbështetur gjerësisht.Nuk duhet të jetë e monopolizuar nga asnjë grup apo individ.Nuk duhet të mbetet e kufizuar nga rrethe të ngushta.Këto nisma nuk duhet të merren si vepra individuale të njerëzve që, pa dyshim,duan të bëjnë gjëra të mira; duhet pasur kujdes që ato të mos kthehen në individualizëm apo vetëlavdërim,dhe që politikanët lokalë të mos përfitojnë prej tyre,sepse kjo nuk e nderon askënd.Këto nisma duhet të mbeten vepra e të gjithë komunitetit në të cilin jetojnë dhe veprojnë.

By admini