Foto: Selver Vukoviq

Për dy ditë një kamper është parkuar në oborrin e shkollës së mesme “Vëllazërim – Bashkim” në Ulqin, vetëm 20 metra larg ndërtesave të banimit dhe shkollës.

Siç raporton RTCG, banorët për rreth shikonin turistin që në mëngjes herët lahej, lante duart dhe këmbët, ndërkohë që ishin të shqetësuar për ujërat e zeza nga automjeti kampues, transmeton Ulqini Online.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, reagoi policia komunale.

Siç deklaroi Sekretari për Mbikëqyrje Komunale dhe Punë Inspektuese, Amir Mehmeti, kamperit iu urdhërua të largohej nga oborri i shkollës së mesme “Vëllazërim – Bashkim” në Ulqin.

Në vendngjarje nuk u gjetën gjurmë të ujërave të zeza.

Sipas Ligjit për turizmin dhe mikpritjen, kampimi lejohet vetëm në tokë të parashikuar nga dokumentacioni planor hapësinor, brenda kampeve të regjistruara, me përmbushjen e kushteve dhe miratimeve nga organet kompetente.

Kampimi jashtë këtyre kushteve është i ndaluar.

By admini