Shqipëria dhe Mali i Zi po punojnë bashkërisht në luftën kundër terrorizmit. Kështu u shprehen nga Shkodra drejtori i policisë së shtetit Haki Çako dhe homologu i tij Malazez Sllavko Stojanoviç.
2 drejtuesit e policisë nënshkruan një protokoll marrëveshje për bashkëpunim policor gjatë sezonit turistik, raport A1 Report.
“Është kënaqësi e imja që kemi këtë bashkëpunim profesional me policinë e shqipërisë, e cila do vazhdojnë edhe në të ardhmen. Kemi pasur raste që në mënyrë miqësore dhe si partner të mirë, të caktojmë prioritetet e tona të përbashkëta sic tha zoti Cako, që kanë të bëjnë në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, korrupsionit, dhe luftën kundër terrorizmit. Prioritetet e përbashkëta na obligojnë që me shkëmbimin e të dhënave operative dhe strategjike të punojmë në nivelin strategjik dhe operativ duke qenë një pengesë e fortë për të gjitha sfidat me të cilat mund të ballafaqohemi në rajon.”- u shpreh Stojanoviç.
Për tre muaj gjatë sezonit veror oficer të dy policive do jenë pjesë e patrullave të përbashkëta nëpër zonat turistike te 2 vendeve.