Në Spitalin e Tivarit si kurrë më parë kanë filluar të punojnë djem e vajza tona të reja, shembullorë dhe profesionistë të zot. Kjo tendencë e punësimit të të rinjëve tanë, kryesisht nga Komuna e Ulqinit, në Spitalin e Tivarit ka peshë të madhe për vet të rinjtë por edhe më të madhe për pacientët e shumtë që janë nga Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja, shkruan Ulqini Online.

Këtë herë duam të ju prezentojmë dy djem shembullorë dhe punëtorë të zot të profesionit të vet, Emir Kraja dhe Nermin Malokraja. Të gjithë pacientët nga komuna jonë por jo vetëm që shtrohen për shërim në Spitalin e Tivarit, në këtë rast në repartin e kirurgjisë, nuk ka se si e të mos njihën me Emirin dhe Nerminin, gjatë kohës së qëndrimit të tyre në spital. Të dy ata japin më të mirën e tyre për të qenë pranë njerëzve tonë. Kujdesi i tyre për të gjithë pacientët pa dallim, por ndihmesa më e madhe dhe me e shtuar mund të vërehet tek personat nga anët tona të cilët në shumicën e rasteve nuk njohin as gjuhën malazeze dhe në këto raste aty ndodhen njëri nga këta djem që me dashamirësinë më të madhe janë afër pacientëve, kryesisht të moshuar.

Nëse flet me Emirin dhe Nerminin, ata me modestinë më të madhe shrehen se vetëm kryejnë punën por që me kënaqësi dëshirojnë të ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë. Numri i personave që kanë nevojen e tyre nuk është i vogël.

Emiri ka kryer shkollën e lartë bachelor për Infermeri fizioterapike kurse Nermini poashtu shkollën e lartë bachelor Infermeri i përgjithshme. Të dy shkollimet e tyre i kanë përfundu në Universitetin ‘’Luigj Gurakuqi’’ në Shkodër.

Për fatin tonë të mirë, numri i të rinjëve që kanë studiuar dhe vazhdojnë të studiojnë në drejtimet të ndjeshme dhe të rëndësishme siç janë ata shendetsore është i madh. Rezultatet e këtij investimi qoftë personal por dhe familjar ka filluar të shihet dhe ndjehet për të mirën e masave më të gjëra.

Në Spitalin e Tivarit tashmë punojnë edhe shumë mjekë, teknikë, infermierë nga komuna jonë që poashtu janë të shquar për punën e shkëlqyer të tyre dhe ndihmesë të madhe për pacientet nga anët tona.

Pa përjashtim, për te gjithë ata, një falenderim shumë i madh.

By admini