Kisha “Zonja jonë” dhe përmendorja në sheshin e Arbanasit në të cilën shkruan se janë shpërngulur nga zona e mbi liqenit të Shkodrës
Nga Hajrullah Hajdari
Mbiemri është fjalë e ndryshueshme dhe ndryshon gjatë kohës në kontekste të ndryshme. Mbiemrat e njerëzve, varësisht nga rrethanat shoqërore dhe politike po ashtu ndryshuan gjatë historisë. Në dallim nga popujt e tjerë të Evropës, mbiemrat te shqiptarët janë relativisht të vonë. Në Angli, për shembull, mbiemrat janë miratuar në masë të madhe ndërmjet shekujve 11 dhe 16. Gjatë Perandorisë Osmane, shumica e popullsisë jo vetëm në vilajetet shqiptare, por edhe në tërë perandorinë nuk kanë pasur mbiemra.
Mbiemrat e shqiptarëve zakonisht për bazë kanë: vijimësinë apo prejardhjen e drejtpërdrejtë të familjarëve të tyre (emri i babait, gjyshit apo stërgjyshit); prejardhjen (vendbanimi, fshati, qyteti apo krahina ku jetonin ose nga vininë – mbiemra topografik); profesionin ose tituj fetar apo gradë ushtarake dhe mbiemrat në formë të nofkës apo llagapit të ndonjë paraardhësit të bartësit të mbiemrit.
Këtë herë po shqyrtojmë mbiemrin ARBANAS, veçanërisht shtrirjen e këtij mbiemri në territore të ndryshme të ish- Jugosllavisë dhe vende të tjera të Evropës dhe në botë.
- Mbiemri “Arbanas” “anëtar i familjes shqiptare”
S’ka dyshim se mbiemri Arbanas i takon grupit të mbiemrave që tregojnë prejardhjen e paraardhsëve të bartësit të mbiemrit. Ky mbiemër ka një lidhje jashtëzakonisht të fortë me kulturën dhe gjuhën shqipe, gjë që tregon origjinën e saj shqiptare. Fjala “Arbanas” rrjedh nga fjala shqipe “Arbër” që i referohet shqiptarëve. Në këtë aspect mbiemrin Arbanas mund të rendisim si “anëtar i familjes shqiptare”. Ky mbiemër shfaqet për herë të parë në Kroaci në shekullin e 15-të, kur shumë shqiptarë lanë shtëpitë e tyre dhe shkuan në kërkim të një jete më të mirë. Ekziston edhe një teori sipas të cilës Arbanaset erdhen në Kroaci si ushtarë që luftuan nën flamujt e mbretërve kroatë. Shumëkush mendon se shqiptarët e parë që u vendosën në Republikën e Venedikut, konkretisht në Dalmaci (Dalmacia shtrihej prej Istrës deri në Dubrovnik ndërsa Kotorri bënte pjesë në “Albania Veneta”) janë ata që u vendosën në pjesën juglindore të Zarës në vitin 1726, 1726 dhe 1733. që më vonë do të quhet sipas banorëve të ardhur aty – Arbanas. Me ardhjen e osmanlive në viset shqiptare në shek. XV një pjesë e popullatës shqiptare për të ruajtur fenë katolike apo ortotokse dhe për të kërkuar kushte më të mira jetësore morën rrugën e largët dhe të dhimbshme të mërgimit. Kështu, pas vdekjes së Skenderbeut (1468) një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve u largua nga territoret e “Albania Veneta” dhe u vendosën përgjithmonë në bregun tjetër të Adriatikut – në Itali. Po në këtë periudhë kohore u shpërngulën një numër i shqiptarëve në ishullin Çiovo afër Trogirit. Vendbanimi ku u vendosën sot e kësaj ditq quhet Arbanija. Në vitin 1655 nën udhëheqjen e kapitanit shqiptar Nikollë Ceçlina, u vendosën në Peroj (Përrue) 15 familje shqiptare, ndërsa sipas të dhënëave të prof. Tullio Erber atje u vendosën 50 familje me 400 frymë. Shqiptarët e migruar në Itali duke ruajtur elementin gjuhësor, kulturor dhe etnografik vetën e tyre e quanin dhe e quajn Arbënesh.
- Numri i Arbanasve në rënje drastike
Mbiemri ARBANAS më shumë se 300 vjet është ruajtur me zili nga banorët e Arbanasit sot e kësaj dite. Natyrisht, jeta dhe rrjedhjet e saja kanë ndikuar që edhe nga Arbanasi të shpërngulen për jetë më të mire në vende të tjera, jo vetëm brenda Kroacisë, por edhe në vende tjera në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari dhe në shumë vende tjera të Evropës dhe botës. Mbiemrin Arbanas e shenojmë në 17 vende të botës. Kolonia e shqiptarëve në Arbanas është zvogluar dukshëm, kështu që sot sipas regjistrimit të të fundit të popullsisë jetojnë vetëm 28 familje, të tjerët regjistrohen si Kroatë e një pjesë e vogël si Italianë. Në zvoglimin e numrit të banorëve të Arbanasit nuk ka ndikuar vetëm shpërngulja por edhe asimilimi si rrjedhojë e ngjarjeve politike e veçanërisht pas luftrave të viteve të nëntëdhjeta të shek.XX. (Nga biseda me Ivica Mateshiq – Jeremija në gusht të vitit 2017).
Vendet tjera ku jetojnë sot Arbanasit në Kroaci janë: në Zagreb 38 familje, Velika Gorica 14, Slavonski Brod 24, Smilçiqi afër Benkovcit 17, Lomnicë 20, Turopolje afër Zagrebit 12, Osijek 15, Lukovec 9, në Sinj 3, Podvinje 4, Rijekë 20, Skrad 3, Kostrena 3, Delnice 4, Mali Izh 1, Sisak 4, Novska 3, Kutina 2, Strozhec 2, Shibenik 1, Dubrovnik 1, Luta në Konavle 7 dhe në Zhupa 3. Mbiemri Arbanasi na paraqitet edhe në formën Arbanisiq në fshatin Bernaze, rrethi i Cetinës, 3 familje. Arbanasit jetojnë edhe në Çaplinë 1 (5 anëtarë), në Likë 10 shtëpi – Kallugjurevac afër Gospiqit 6 dhe Periçi (4), ku çdo i katërti banor mban mbiemrin Arbanas. Familje me mbiemrin Arbanas ka pasur edhe në Imotski, po tani më nuk paraqiten. Ndërkaq, fshati Arbanas ekziston afër Rudos, në Bosnjen Lindore ndërsa afër Trebinjes fshati quhet Arbanashka.
Familje me mbiemrin Arbanas ka në Bullgari (346 banorë) Rumani, Austri SHBA, Australi etj.
- Arbanasit me ndikim të dukshëm në jetën shoqroro-politike
Gjithësesi duhet theksuar se Arbanasit gjatë histories kanë dhënë emra të mëdhenj të kulturës, muzikës, sportit, politikës e në fusha tjera të jetës së përditshme. Me këtë rast po përmendim vetëm disa nga ato: Prof. Leonardo-Nardi Bajlo, pedagog sportive, Romano Bajlo përzgjedhës I selekcionit të kanotazhit të Kroacis, Shime Deshpali, maestro I njohur në botë, mons.
Simeone Duca ,sekretar I arkivit të Vatikanit, prof. dr. Aleksandar Stipçeviq, shkenctar dher shkrimtar, povjesničar i hrvatski književnik PinoGjergja, basketbollist I njohur, reprezentues dhe trener, Josip Gjergja, politicient dhe ambassador I Jugosllavisë në Tiranë, Mladen Grdović, dhe Gjani Marshan këngëtar të njohur, Dr. Albino Joviq, kardiolog me përmasa botërore, Bozhidar Kalmeta, Minister në qeverin kroate, Mario Kotlar, piktor akademik, Kruno Krstiq, autor I fjalorit të folurit të arbanasve, Hrvoje Macanoviq, baba I I gazaterisë sportive kroate dhe jugosllave, Ivica Mateshiq – Jeremija, atashe ushtarak i Kroacisë në Itali, shkrimtar dhe publicist, Dalibor Musap, themelues I grupit “Riva” , fitues I eurosongut 1989, Josip Relja, shkrimtar etj. Por gjurmë të suksesit arbanasit kanë lënë edhe në Amerikë (Freed Arbanas, fudbollist amerikan), John Arbanas, tenist në Australi), Goran Arbanas, fizicient nuclear, Juraj dhe Barbara Arbanas, shkenctar etj.
Nga sa cekëm më lartë del se arbanasit kudo që janë vendosur janë integruar mirë në shoqëri, kanë qenë pjestarë të ngjarjeve të rëndësishme në jetën kulturore dhe politike por, fatkeqësisht të gjitha këto janë shprehur në asimilimin e tyre, për të cilin do të flasim në numrin e ardhshëm Nëse flasim për Arbanasit në Kroaci mund të themi se në këtë shtet nuk jetojnë më shumë se 750 banorë, që padyshim është rënje drastike, sepse sipas deklaratave të vet arbanasëve sot në Zarë jetojnë 5.000 – 10.000 arbanasë!