Edhe këtë vit IP “Qendra për Kulturë – Ulqin”, e mbështetur nga Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike dhe Ministria e Kulturës dhe Medias e Malit të Zi, organizon Festivalin “Skena Verore 2024”, i cili këtë vit nisi me koncertin e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe të Valleve “Shota” dhe vazhdon me aktivitetet që pasojnë nga data 30 korrik deri më 30 gusht 2024. Aktivitetet do të mbahen në hapësirat e Muzeut Vendor në Kala.
Në fotografinë më lart mund të shikoni programin e plotë të Festivalit „Skena Verore 2024 – Ulqin“.