Hajrullah Hajdari

Nga Hajrullah Hajdari

Faji ka emër! Emri i fajit mban emrin e politikanëve shqiptarë

Në këto ditë përvëluese të korrikut Ulqini është i mbushur (jo i stërmbushur) me turistë të huaj e të vendit. Kryesisht pushimet veriore në Ulqin i kalojnë ata që Ulqinin e kanë zgjedhur si destinacion të tyre për të kaluar pushimet verore që 30 vjet e më parë, pra ata që janë të dashuruar me natyrën e bukur, plazhet fantastike më rërë të imtë, mikpritjen ulqinake, jetën e natës e ndonjë tjetër. Por, ka edhe mysafirë që për herë të parë takohen me Ulqinin dhe ofertën e tij, dhe natyrisht ata janë më kërkues!

  • Faturat e energjisë elektrike në komunën e Ulqinit më të larta në Mal të Zi    

Ndërkaq, ulqinakët janë të preokupuar me problemet e përditshme ekonomike por edhe politike. Ndodhë që në këto ditë përvëluese të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pishëm! Mund të ndodhë, por arsyetimi se kjo ndodhë për shkak të mungesës së energjisë elektrike është irituese, por edhe nënçmuese për qytetarët ulqinakë që me rregullësinë më të madhe i paguajn faturat e energjisë elektrike, si askund tjetër në Mal të Zi. Po, si askund tjetër sepse sipas njoftimit të zyrtarëve të Korporatës Elektroenergjetike të Malit të Zi mesatarja më e lartë e shpenzimit të energjisë elektrike për familje në muajin qershor 2024 pikërisht është në Ulqin (vazhdimisht, pothuajse gjatë gjithë viteve është kështu) Si është e mundur që ulqinakët shpenzojnë më shumë energji se kryeqendra e turizmit Budva (e krijuar artificialisht në fillim pa parametra përkatëse ekonomike e në dëmë të kontributit të Ulqinit), se Tivati në ekspazion e turizëm të lartë apo Hercegnovi, Kotorri e Tivari. A thua ulqinakët janë budallenj apo KEMZ-së dhe politika e Malit të Zi tolerojnë vjedhjen e energjisë elektrike, në shkëmbim të votës apo ndonjë interesi?! Kjo nuk po ndodhë vetëm sivjet, kjo është parmanente! A e kanë ngritur ndonjëherë këtë çështje, jo pak të rëndësishme për xhepat e qytetarit tonë, ekspertët komunal apo ata që na përfaqësojnë në Parlamentin apo Qeverinë e Malit të Zi?! Nuk kamë njohuri se e (s)kanë bërë, por nëse jo, atëherë këtë e kanë obligim, së paku moral, ndaj zgjedhsëve të tyre. Qytetari duhet të mbrohet! Nga ana tjetër shtrohet pyetja pragmatike: Ulqini, sipas statistikave zyrtare, është me indeksin e konkurencës mbi mesatarën e Malit të Zi (104,80), qytetarët e saj na qenkan aq të pasur sepse shpenzojnë më së shumti energji elektrike, ndërsa rrezikojnë fitimin e titullit “qytet” në kuptimin administrative?! A e dini ju politikanë shqiptarë se investimet e KEMZ-së në komunën e Ulqinit janë në një nivel shumë më të ultë, jo vetëm në marëdhënie me kontributin e qytetarëve, por me investimet në komunat tjera! Plotë 18 vjet KEMZ-ja maltretoi keqas qytetarët e paguesit e rrugulltë, sidomos të rajonit Kodra deri në Shnjergj ku mesatarja vjetore e ndërpremjës së rrymës, në shekullin XXI, ishte 2,40 h në ditë, e kjo ngjan as në bjeshkë as në kodrina, por buzë detit! Pra kanë munguar investimet! Politikanë, a e dini se mungesa e ivestimeve të tilla nga shteti zvoglon indeksin zhvillimor të komunës përkatëse?!

  • Dy investime të papërfundura më shumë se 20 vite

Lexova sot në portalin “Standar”, por edhe në RTVMZ-së se kolonat e automobilëve nga Ada në Bunë deri në Ulqin janë kilometrike të gjata. Asgjë e re, pamje të zakonshme e 15 vitëve të fundit! Tollovi e trafik në rrugët tona ka kudo. Sikur kilometrat e gjata të krijuara në aksin e përmendur rrugor të vinin si pasojë e mbi popullimit me turistë, vetë turistët dhe qytetarët tanë do e kuptonin këtë fenomen, Por këto ditë Ulqini nuk është aq i stërmbushur me turistë që të shkaktojnë tollovi e çrregullime në komunikacion. Arsyet e kësaj gjendje s’kemi ku t’i kërkojmë tjetër përveçse të ata që janë të obliguar me ligj e kushtetutë të kujdesën për të mirat komunale si pjesë e pandashme e jetës së qytetarëve. E kush tjetër përveç te ata që mbledhin e mbushin buxhetin shtetëror me të ardhurat që krijojnë qytetarët dhe ekonomia, në rastin konkret në territorin e komunës së Ulqinit. Pra mungon infrastruktura rrugore. Edhe portali në fjalë i cekë problemet e kësaj gjendjeje kaotike, edhe pse çdo ulqinaku, turisti të vendit apo të huaj që ndonjëherë e ka vizituar Ulqinin, i është e njohur e ashtaquajtura “ngushticë” që pengon e ngadalson qarkullimin normal të automjeteve. Investimi i shtetit, ura e madhe përballë komplekseve hotelier në Plazhë të Madh, e lënë përgjysm; më qëllim apo jo, është “pika e zezë” e aksit rrugor në fjalë dhe turizmit në Ulqin. Edhe në aspektin e sigurimit në komunikacionin rrugor mospërfundimi i lakut rrugor me qasje nga të dy drejtimet paraqet rrezikshmëri për automjetet dhe këmbësoret, pra është obligim që ky project të përfundohet.  Është papërgjegjësi edhe e politik-bërsëve shqiptarë në Mal të Zi. Nuk e di se diku mund të ketë si bulevardi “Teuta” në Ulqin, investim i papërfunduar i shtetit po ashtu për më shumë se 20 vjet! Në anën e majtë të bulevardit në drejtim të urës në fjalë sot e kësaj dite nuk ka trotoar dhe paraqet rrezik permanent për shfrytëzuesit e rrugës sidomos për këmbësorët! Sa është e arsyeshme kjo gjendje? Mjafton një analizë (cost benefit), por edhe me e thjeshtë, e një periudhe jo më shumë se katërvjeçare e të ardhurave të realizuara nga të gjitha burimet dhe investimëve kapitale në komunën e Ulqinit. Në periudhën 2019-2023, sipas Bankës Qendrore të Malit të Zi, investimet direkte në Mal të Zi kanë qenë 4,38 miliardë €, prej të cilëve vetëm në vitin e fundit1,15 miliardë! Po sa qindarka nga kjo shumë janë investuar në komunën e Ulqinit?!  Ka mundësi që politikanët shqiptarë në Mal të Zi e dinë këtë shumë, ndërkaq qytetarët e kanë të qartë, për keqardhjen e tyre, se ka zero (0) investime. Në rubrikën “Histori suksesi” (Investitor.me) nuk ka asnjë histori suksesi në trojet shqiptare në Mal të Zi, ndërsa investimet janë një ndër indikatorët kryesorë të indeksit zhvillimor në përgjithësi, prandaj ky indicator mund të jetë i kobshëm për statusin administrative të Ulqinit.

Hyrja e mysafirëve apo turistëve në Ulqin bëhët nga dy drejtime tokësore, sepse fatkeqësisht hyrja nga deti, edhe përkundër premtimeve gallopante, nuk është i mundur. Duke mos dashur të nënvlerësoj as hyrjen nga perëndimi (kahja e Tivarit) as nga lindja (kahja e Shkodrës), dua të them se deshtëm ne apo jo duhet të pranojmë se kjo nga lindja është, tani për tani, ajo që sjellë më shumë mysafirë apo turistë në Ulqin. Por takimi i parë i mysafirit – turist me qytetin është “mëzotmëkeq)! Rruga nga “Kalamper”-i deri të Shtëpia e Shendetit paraqet rrezik permanent për kambësoret sepse edhe këtu mungon trotoari, ka gropa e janë zënë sipërfaqet e lira, kalimi është i vështirësuar. Kjo rrugë as më pak e as më shumë i përngjanë një hyrje ne qytet të shekullit XIX. Pra dy investime të shtetit në Komunën e Ulqinit në 20 vitet e fundit mbeten të papërfunduara dhe paraqesin rrezik të përhershëm të dyfishtë: Rrezikojnë jetën e njërëzve dhe dëmtojnë rëndë nivelin zhvillimor të komunës së Ulqinit, duke e lënë të fundit ndër komunat bregdetare, madje rrezikojnë edhe statusin e këtij qyteti mijëvjeçar ilir.

  • Bilanci ekonomik dhe politik pas 34 viteve, nevojë e shqiptarëve.

Këto janë probleme ekonomike dhe politike me ndikim direct në jetën e qytetarëve dhe standadin jetësor të tyre. Kështu duhet të mendojnë politikanët tanë, në këtë frymë duhet të veprojnë. Faji është jetim, por ka emër! Emri i fajit mban emrin tuaj politikanë shqiptarë. Nuk mundet një njeri apo parti e vetme të jetë përgjegjëse për gjendjen tonë, për turizmin tonë të mjerueshëm, për nivelin tonë zhvillimor. Bilanci ekonomik dhe politik është nevojë e kohës, ai duhet të vendoset në fokusin dhe obligimin tuaj politikanë! Të ndarë asgjë, të bashkuar mund të nisim një rrugtim në të mirën e për të mirën e shqiptarëve në Mal të Zi.

By admini