Porti i Tivarit

Anija “AF Mia”, me sukses u ankorua në portin e Tivarit, që ditëve në vazhdim do të lundrojë dy herë në javë nga Ankona në Tivar. Në këtë mënyrë, siç ishte paralajmëruar, filloi bashkëpunimi i suksesshëm që është rezultat i negociatave disamujore të Qeverisë dhe kompanive “Barska pllovidba” dhe “Adria Ferri”, shkruan rtcg, transmeton Ulqini Online.

“Efikasiteti dhe bashkëpunimi u vërtetua edhe me faktin se linja e tragetit është e hapur për këtë sezon turistik”, thuhet në njoftimin nga Qeveria.

By admini