Ministria e komunikacionit rrugorë dhe detarë, gjegjësisht Drejtoria për rrugë shtetërore, para pak ditësh ka vendosur shenjat e komunikacionit vertikale dhe horizontale paralajmëruese në afërsi të Shkollës fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë. Një gjë e tillë ka qenë e nevojshme dhe mirë kanë bërë, por ajo çka është shqetësuese për ne dhe banorët e atyre zonave është fakti se në një vend i banuar me 100% shqiptarë dhe në një komunë ku jetojnë rreth 80% shqiptarë, nuk ka asnjë shkronjë në gjuhën shqipe, kështu thuhet në një kumtresë për opinion të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi.

Me këtë rast po dëshmohet diskriminimi ndaj shqiptarëve si dhe mosrespektimi i ligjit mbi përdorimin e dygjuhësisë në komunat me shumicë shqiptare.

Kërkojmë nga organet kompetente vendore të reagohet ndaj kësaj dukurie diskriminuese si dhe nga autoriteti kompetent shtetëror, Drejtoria për rrugë shtetërore, e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe vendosjen e tabelave paralajmëruese, si në rastin konkret në rugët regjionale dhe ndërkombëtare, Ulqin – Shkodër pasi që edhe numri më i madh i drejtuesëve të automjeteve janë shqiptarë, të përmirësohen të gjitha shenjat e komunikacioinit, vertikale dhe horizontale, më së paku në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe ate malazeze, përfundon kumtesa e LD ne MZ.

By admini