
Iliustrim: Kuvendi i Malit të Zi
Kuvendi i Malit të Zi miratoi Rezolutën për gjenocidin në Jasenovac dhe kampet Dachau dhe Mauthausen. Për miratimin e rezolutës 41 deputetë votuan pro dhe një kundër. Nuk pati asnjë abstenim, shkruajnë mediat malazeze, tranmseton Ulqini Online.
E vetmja votë kundër ishte ajo e Ilir Çapunit, deputet i Forcës. Nuk pati asnjë abstenim.
Nga anëtarët e shumicës parlamentare, Miodrag Lakoviç dhe Tonçi Janoviç (Lëvizja Evropa tani) dhe anëtarët e Forumit Shqiptar Artan Çobi dhe Nikola Camaj nuk votuan.
Gjatë votimit, deputetët e DPS (Partia demokratike e socialistëve), SD, HGI (Iniciativa qytetare kroate), Partisë Boshnjake dhe Lëvizja qytetare URA nuk ishin në sallë.
Kryetar i Kuvendit të Malit të Zi, i cili vjen nga partitë proserbe Andrija Mandiq tha se ishte krenar që rezoluta u miratua dhe se Mitropoliti Gavrilo Dožić ishte në kampin Dachau.
“Ky është rezultat i marrëveshjes dhe idesë sonë, askush nuk ka ndërhyrë në këtë nga jashtë. Unë do të dua t’i mirëpres bashkatdhetarët e mi nga Beogradi dhe Banja Luka në Mal të Zi në ditën e Shën Pjetrit, që vëllazërisht të përshëndetemi dhe për të thënë se ne jemi popull serioz dhe ky rajon ka të ardhme”, tha Mandiq