Një javë para përfundimit të kampionatit të ligës së parë të futbollit në Mal të Zi, ekipi i Deçiqit nga Tuzi arriti të sigurojë titullin kampion.

Kjo është hera e parë që ky klub të fitojë një titull kurse titulli është hiç më pak se kampion i Malit të Zi, shkruan Ulqini Online.

Në ndeshjen e fundit ekipi i Deçiqit fitoi si mysafir në Nikshiq kundër Sutjeskës kurse ekipi rival i Buduqnostit të Podgoricës humbi kundër Mornarit.

Pritet që sonte dhe ditët në vazhdim në Tuz të ketë festë për këtë sukses të madh të klubit të tyre të zemrës.

By admini