Në ueb faqen e SHPK “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Ulqin nga sot në dispozicion për të gjithë konsumatorët e kësaj ndërmarrjeje është mundësia për pagesë online të fakturave.

Pas një punë të disa javëshe në këtë projekt çdo gjë u finalizua këto ditë. Pagesa online ofon lehtësira shumë të mëdha për konsumatorët por edhe vet personelin e ndërmarrjes. Konsumatoret tash e tutje nuk do të kenë nevojën të enden nëpër sportele për pagesa duke përfituar kohë kurse personeli i ndërmarrjes menaxhim më efikas në këtë sektor të tyre, shkruan Ulqini Online.

Për këtë ndërmarrja ka përgaditur edhe një video material që tregon hap pas hapi gjithë procedurën e pagesave të cilin mund ta shikoni më poshtë.

Nga video materiali mund që mund ta shikoni, konsumatori paraparakisht ka mundësi të shikimit të gjendjes së fatkurës së fundit dhe pastaj për zgjedhjen e sasisë së të hollave që dëshiron të paguaj. Platforma është shumë e thjeshtë dhe e qartë për përdorim.

Pagesat bëhen duke vizituar ueb faqen e ndërmarrjes https://vik-ulcinj.me/ e pastaj duke përzgjedhur linkun Pagesa e llogarisë ose duke vizituar drejtpërdrejt linkun https://vik-ulcinj.me/racun-faktura/sq/.

Komnsumatorët mund të zgjedhjin njërën nga në tre gjuhët për përdorim gjatë pagesave dhe atë, gjuhën shqipe, malazeze ose atë angleze.

Drejtori i ndërmarrjes z. Ajet Zaga ndihet i kënaqur me përfundimin e ketij projekti duke shtuar se gjithmonë qëllimi është që konsumatorët të kenë sa më shumë lehtësira.

‘’Furnizimi me ujë pa ndërprerje  gjatë gjithë vitit për të gjitha zonat e qytetit, ndalimi i tretjeve të ujit si dhe rritja e pagesës mbeten motoja e ndërmarrjes sonë për gjithë këtë kohë’’, shprehet drejtori Zaga.

By admini