Komuna e Ulqinit dje, me 6 prill 2024 ose e shtuna e parë e prillit, shënoi ditën e saj. Pas një sërë aktiviteteve gjatë gjithë javës pika kulmore ishte dita e shtune me një sërë aktiviteteve.
Ky vit ishte shumë frytdhënës për Komunën tonë dhe mund të them me plot bindje se është vit rekord sa i përket investimeve kapitale ku në Komunën tonë po investohen afro 100 milion euro, kështu shkruan në faqen e vet në rrjetin social të Komunës së Ulqinit, shkruan Ulqini Online.
Po ashtu Komuna e Ulqinit përgëzon znj. Naxhije Alibegu Buçinca, z. Fatmir Toçin si dhe të ndjerin z. Zef Brisku të cilët për veprat e tyre humane si dhe punën e tyre të palodhur në fushëveprimtaritë e tyre krenuan Ulqinin prandaj ne vendosëm ti urojmë ata me çmimin “Qytetar Nderi”.
Kamuna e Ulqinir falëndëron të gjithë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe lokale, shkëlqësitë e tyre të ambasadave si dhe të gjithë qytetarët që morrën pjesë në këtë kremtim kaq prestigjioz me kaq shumë lajme të mira për qytetin më të bukur në Mediteran!
Dhurata më e bukur për Ditën e Ulqinit, gurthemeli për hotelin e parë me 5* në Ulqin, pas 30 vitesh po e kthejmë turizmin elitar në Ulqin dhe po bëjmë realitet ëndrrën e shumë qytetarëve. Ne nuk heqim dorë nga vizioni ynë që Ulqini të jetë komuna më e zhvilluar. Përgëzoj investitorët për këtë iniciativë dhe qytetarët për një nga hotelet më të bukur në bregdetin e Adriatikut.
Gëzuar Ditën e Ulqinit!, përfundon shkrimin e saj në rrjetin social Komuna e Ulqinit.