Ilustrim: Nga aktivitetet e kaluara
OJQ Horizonti i Ri fillon realizimin e projektit “Të rinjtë e angazhuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të popujve pakicë”, i cili mbështetet nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi.
Projekti ka për synim fuqizimin e kompetencave të aktivistëve rinor nga Ulqini, Tuzi, Plava dhe Gucia për ruajtjen e vlerave të tyre identitare si dhe formimin e një grupi liderësh të rinj për t’u angazhuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror.
Projekti do të përfshijë aktivitete të ndryshme, si trajnime, seminare, vizita studimore, etj.
Aktivitet kryesorë i këtij projekti të jetë programi joformal për të rinjtë i cili do të zhvillohet në formatin e kampit edukativ për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.
Fushatat informuese dhe ngjarjet motivuese do t’u mundësojnë të rinjve në nivel lokal dhe më gjerë të përfitojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për përfshirjen aktive në proceset demokratike dhe integruese.
Në fund të projektit, pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikata përkatëse për njohuritë që kanë fituar nga ky program.
Ky projekt realizohet në kuadër të konkursit publik për financimin e projekteve të OJQ-ve për vitin 2023, në fushën e zhvillimit dhe avancimit të të drejtave të popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera kombëtare minoritare në Mal të Zi.