Foto: Kuvendi i MZ

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi zgjodhën dje në Cetinje Faruk Resulbegoviqin për gjyqtarin e shtatë të Gjykatës Kushtetuese.

Për zgjedhjen e tij votuan 56 deputetë, ndërsa abstenuan 21 deputetë.

Pas zgjedhjes, Resulbegoviq bëri betimin para deputetëve.

Në rundin e parë të votimit, në muajin shkurt, ai nuk mori dy të tretat e shumicës prej 54 deputetësh.

Në fillim të seancës së Kuvendit dje është konstatuar dorëheqja e Fatmir Gjekës nga posti i deputetit. Për këtë u informua Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve, për të kryer procedurën për plotësimin e mandatit të deputetit. Pas verifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vend të Gjekës u emërua Ilir Çapuni, përndryshe nënkryetar i Forcës së Re Demokratike.

By admini