Komisioneri i lartë për Pakicat kombëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) Kariat Abdrakhmanov, ka organizuar në Hagë, në Holandë, një tryezë Interne të Rrumbullakët, me temën, “Mbledhja, analiza dhe përdorimi i të dhënave për integritetin e shoqërive të ndryshme”, shkruan rtcg, transmeton Ulqini Online.

Përfaqësues i delegacionit të Ministrisë të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave të Malit të Zi në këtë takim është Drejtori i përgjithshëm për të Drejtat e Popujve Pakicë, Arben Xhurreta.  Në këtë tryezë, si përfaqësues i kësaj ministrie është edhe këshilltari i lartë në këtë resor, Fikret Lulanaj. Xhurreta dhe Lulanaj kanë zhvilluar takime me organizatorin dhe me pjesëmarrësit e tjerë, me të cilët është diskutuar rëndësia e zhvillimit të inkuadrimit të shoqërive të ndryshme në një vend.

By admini