Foto: Komuna e Tivarit
Një donacion i vlefshëm nga familja Kurmemaj për të rinjtë nga Tivari, Ulqini, Plava, Gucia dhe Rozhaja të cilët janë të diagnostifikuar me diabet tip 1 të cilëve iu është dhuruar dje në një mbrëmje të organizuar nga Komuna e Tivarit, familja Kurmemaj dhe Fondi humanitar shqiptaro-amerikan “Trojet tona”, shkruan Ulqini Online.
Bëhet fjalë për mjetet në vlerë prej 70 mijë euro që iu ndanë 70 përfituesve – pacientëve të diagnostikuar me diabet të tipit 1.
Ky është donacioni i dytë i humanistëve të rrallë, familjes Kurmemaj e cila nëpërmes Fondacionit “Trojet tona” realizon donacion për këtë grupacion të popullsisë pasi të njëjtë gjë kanë bërë edhe vitin e kaluar.